Gjatë spektaklit të së martës pati një debat të ashpër në mes të opinionistes Monika Kryemadhi dhe Selin Bollatit.

Opinionistja nisur nga fjalët e shpeshta dhe pa radhë të banores, i kujtoi testin e inteligjencës, ku ajo dështoi në shumë prej pyetjeve.


"Na keni çarë tr*pin, shko mëso sa vite ka shekulli", u shpreh në një moment.

Foto: YouTube

Kjo mori vëmendje të madhe për faktin se reagoi në nervoz e sipër, pas përplasjeve.

Ky çast u bë viral dhe u shpërnda gjithandej në rrjete sociale, duke e kritikuar Kryemadhin për gjuhën e papërshtatshme.

Foto: YouTube

Duke qenë se është çdo gjë live, siç shihet ndodhin dhe këto, që nuk mund të shmangen.

Sido që të jetë, ky edicion i Big Brother përfundon më 18 prill. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com