Në natën e pestë të edicionit të dhjetë të PriFestit, Vanessa Redgrave, fituese e Oscarit, ishte prezente në Teatrin Kombëtar për premierën e filmit të saj "Sea Sorrow".

Aktorja britanike më pas ka udhëtuar drejt shtetit italian, ku do të merr çmimin "Luani i Artë" për punën e saj të përjetshme në Festivalin e Filmit të Venecias.


Çdo vit, Venecia ndan dy çmime për arritjet jetësore në kinematografinë botërore filmit, përkatësisht një për regjisor dhe një për aktor.

11920765555b579d5e73e77876026436 v4 big

Këtë vit, pranë Redgrave, edhe regjisori t kanadez, David Kronenberg do t'i takojë një ndër çmimet e përvitshme.

Theksojmë se 81-vjeçarja u nominua për Oscar gjashtë herë ndërsa në vitin 1978 u nderua me çmimin më prestigjioz për rolin në filmin "Julia".

Ajo gjithashtu mori çmimin "Tony" për aktoren më të mirë në saje të filmit të vitit 2003 "Long Day's Journey into Night".

Aktorja tha se ishte "tepër e lumtur" për çmimin gjersa organizatorët do të publikojnë gjatë ditës së sotme programin e edicionit të sivjetmë të festivalit. /Telegrafi/

8615424735b579d5e8bcec503886465 v4 big