Muzeu i Strugës ka siguruar disa projekte me rëndësi nga Ministria e kulturës

Muzeu i Strugës ka siguruar nga Ministria e kulturës projekte për mbrojtje preventive të eksponteve muzeore nga dëmtuesit, për konzervimin e materialit të qeramikës nga koleksioni arkeologjik dhe konzervim të mjeteve metalike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Muzeu ka siguruar edhe projektin për përgatitjen e elaboratit për rivalorizim të koleksionit të artit të Vangjel Koxhomanit, ndërkaq janë paraparë edhe punëtori edukative për liqenin e Ohrit dhe për trashëgiminë kulturore të Strugës./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
27/01/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































