Nga: Jorge Luis Borges
Përktheu: Bajram Karabolli
Në një korridor pashë një shigjetë që tregonte një drejtim dhe mendova se ai simbol i parrezikshëm dikur kishte qenë një gjë prej hekuri, një predhë e pashmangshme dhe vdekjeprurëse, që kishte hyrë në mishin e njerëzve e të luanëve, që kishte mbuluar diellin në Termopile dhe i kishte falur Harald Sigurdarsonit, përgjithmonë, pesë këmbë dhé anglez.
Disa ditë më vonë, dikush më tregoi një fotografi të një kalorësi manxhar: një litar shtrëngohej rreth gjoksit të kalit. E kuptova se litari, që dikur qe vërvitur e rrotulluar në ajër për të mbërthyer demat në kullota, nuk qenkësh veçse një stolisje arrogante në ceremonitë e të dielave.
Në varrezën e Perëndimit kam parë një kryq runik të gdhendur në mermer të kuq, me krahë të hapur dhe të harkuar brenda një rrethi. Ky kryq i shtrënguar dhe i kufizuar përfaqësonte tjetrin, me krahë të lirë, i cili, nga ana e vet përfaqëson trekëmbëshin ku dha shpirt një Zot, kjo “makinë e së ligës” që u përçmua nga Luciano Samosata.
Kryqi, litari dhe shigjeta, vegla të hershme të njeriut, sot të rrëzuara apo të ngritura në simbol; nuk e di pse më magjepsin, kur mbi dhé nuk ekziston asgjë që harresa nuk e fshin, apo që kujtesa nuk e shtrembëron dhe kur askush nuk e di se në çfarë imazhesh do ta kthejë e ardhmja.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Enver Hoxha si i ri: Nxënës i keq, amoral, i etur për famë, skandale e gënjeshtra!

Bill Gates më 1993 dhe parashikimi i tij për të ardhmen: Kjo është epoka e informacionit
Historia e “afro-shqiptarëve”
Teoritë e vdekjes së “Mbretit”: Pse shumë njerëz mendojnë se Elvisi është ende gjallë?

Dyshja Lennon-McCartney: Tensionet dhe konfliktet që u shndërruan në muzikë

Beteja e 22 korrikut 1924: Prite Azem Galicën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Nesër vihet gurthemeli i megaprojektit të shoqatës "Jetimat e Ballkanit" - Qendër për Rehabilitim dhe Arsimim

Ndahet çifti shqiptar, grimeri Mario Dedivanoviç dhe balerini Kris Dalipi

Ledioni humb durimin ndaj Eglit, i bërtet teksa e thërret pa ndalur emrin e saj gjatë debatit me Rozanën

Skandali i VAR-it në ndeshjen e Barcelonës, ish-gjyqtari: Shqetësuese, joreale, e pabesueshme

Dikur një “qytet i artë”, sot i vjen era vdekje