LAJMI I FUNDIT:

Mustafi: Glorifikimi i kriminelëve dhe ndalimi i aktivistëve, fytyra e vërtetë e regjimit serb

Mustafi: Glorifikimi i kriminelëve dhe ndalimi i aktivistëve, fytyra e vërtetë e regjimit serb

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafi, ka reaguar ashpër ndaj politikave të fundit të Serbisë, duke theksuar se ky shtet po rrëshqet drejt izolimit ndërkombëtar dhe një regjimi autoritar.

Mustafi ka kritikuar dëbimin e dy shtetasve shqiptarë dhe ndalimin e 14 aktivistëve nga vende të BE-së dhe rajonit gjatë një seminari në Beograd, duke e cilësuar këtë si dëshmi të rrugës së gabuar të regjimit të Aleksandar Vuçiqit.

“Me pretekstin e rrezikut për ‘sigurinë kombëtare,’ Serbia po shkel të drejtat themelore të individëve dhe po dëmton marrëdhëniet fqinjësore,” ka shkruar ai.


Bashkimi Evropian ka reaguar ashpër ndaj këtyre veprimeve, duke theksuar se shoqëria civile është shtyllë e një shoqërie demokratike. Po ashtu, Kroacia u ka rekomanduar qytetarëve të saj të shmangin udhëtimet në Serbi, duke e bërë të qartë se këto politika të Serbisë kanë krijuar tensione të reja rajonale.

Një tjetër aspekt shqetësues, sipas Mustafit, është glorifikimi i kriminelëve të luftës, siç dëshmohet nga konkursi për një mural në Qupri që promovon figurën e Nebojsha Pavkoviqit.

Ai ka theksuar se ky veprim tregon fytyrën e vërtetë të politikës serbe, e cila refuzon të ballafaqohet me të kaluarën dhe promovon shovinizëm dhe përçarje.

Mustafi ka paralajmëruar se Serbia po zhytet në një spirale autoritarizmi, ku protestat studentore dhe kërkesat për ndryshim trajtohen si “komplot perëndimor.”

Kjo qasje, sipas tij, rrezikon paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

“E nëse Serbia synon një të ardhme evropiane, duhet të heqë dorë nga politikat shoviniste, glorifikimi i krimeve dhe të respektojë liritë themelore të individëve. Pa këto ndryshime, rruga e saj drejt BE-së është një iluzion i largët,” ka përfunduar Mustafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet Dardan Molliqaj, PSD kërkon lirimin e tij

Arrestohet Dardan Molliqaj, PSD kërkon lirimin e tij

Lajme
Haradinaj paralajmëron Kurtin: Formo Qeverinë, përndryshe pushtetin do t’ia kthejmë sovranit – e aty mashat do të digjen

Haradinaj paralajmëron Kurtin: Formo Qeverinë, përndryshe pushtetin do t’ia kthejmë sovranit – e aty mashat do të digjen

Lajme
KDI: Mbyllja e seancës nga kryesuesi përbën shkelje të rregullores dhe praktikës parlamentare

KDI: Mbyllja e seancës nga kryesuesi përbën shkelje të rregullores dhe praktikës parlamentare

Lajme
Dimal Basha: LDK-ja ka deputetë jo legjitimë

Dimal Basha: LDK-ja ka deputetë jo legjitimë

Lajme
Dështoi sërish seanca konstituive – nuk del në votim raporti për verifikimin e mandateve të deputetëve

Dështoi sërish seanca konstituive – nuk del në votim raporti për verifikimin e mandateve të deputetëve

Dështimi i seancës konstituive - nga LDK thonë se 20 deputetët e tyre ishin prezent në sallë, por LVV e bllokoi sërish

Dështimi i seancës konstituive - nga LDK thonë se 20 deputetët e tyre ishin prezent në sallë, por LVV e bllokoi sërish

Lajme
Kalo në kategori