Gjykata e Apelit në Beograd ka refuzuar ankesën e Këshillit Kombëtar Shqiptar të Luginës së Preshevës ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë në Beograd, në padinë ndaj Ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, Aleksandar Vullin, për vërtetimin e qasjes diskriminuese dhe përdorimin e gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve.
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar të Luginës së Preshevës, Ragmi Mustafi, përmes një postimi në Facebook, e ka bërë publik aktvendimin e Gjykatës së Apelit në Beograd, me të cilin hidhet poshtë padia ndaj ministrit serb të Mbrojtjes.
Mustafi thotë se Vulin është jo vetëm nxitësi institucional i diskursit ksenofob, por para së gjithash dhe mbi të gjitha sinonim i shqiptarofobisë.
“I bëj thirrje BE-së, OSBE-së dhe SHBA-së të reagojnë ndaj Beogradit zyrtar dhe ta parandalojnë gjuhën e urrejtjes kundër minoriteteve në Serbi, sepse lirimi i Ministrit Vulin nga akuzat e gjuhës së urrejtjes, intolerancës dhe diskriminimit, ‘legalizon’, diskriminimin, ksenofobinë dhe racizmin ndaj shqiptarëve që jetojnë në Republikën e Serbisë e gjetkë”, ka shkruar Mustafi.
Ai ka paralajmëruar se tani do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese në Serbi, si hallka e fundit e gjyqësorit në Serbi.
Postimi i plotë i Mustafit:
“EDHE GJYKATA E APELIT LEGALIZON TERMIN FYES “ŠIPTARI” DHE INSTITUCIONALIZON GJUHËN E URREJTJES. VAZHDOJMË NË GJYKATËN KUSHTETUESE!
Gjykata e Apelit ka “refuzuar ankesën si të pabazuar të paditësit dhe vërteton aktgjykimin e Gjykatës së Lartë në Beograd”, në padinë ndaj Ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, z.Aleksandër Vullin, për vërtetimin e qasjes diskriminuese dhe përdorimin e gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve
Siç dihet, tashmë që nga 25.06.2019 jam në betejë për drejtësi dhe kundër “kriminalizimit” dhe institucionalizimit të gjuhës së urrejtjes.
Z. Aleksandër Vullin i cili atëherë ishte Ministër i Mbrojtjes të Republikës së Serbisë është jo vetëm nxitësi institucional i diskursit ksenofob, por para së gjithash dhe mbi të gjitha sinonim i shqiptarofobisë.
Kujtoj se të gjitha raportet relevante ndërkombëtare nënvizuan gjuhën e tij ksenofobe dhe raciste. I bëj thirrje BE-së, OSBE-së dhe SHBA-së të reagojnë ndaj Beogradit zyrtar dhe ta parandalojnë gjuhën e urrejtjes kundër minoriteteve në Serbi, sepse lirimi i Ministrit Vullin nga akuzat e gjuhës së urrejtjes, intolerancës dhe diskriminimit, “legalizon”, diskriminimin, ksenofobinë dhe racizmin ndaj shqiptarëve që jetojnë në Republikën e Serbisë e gjetkë.
Përtej padisë, përtej asaj çka përfaqëson z. Aleksandër Vullin e përtej diskursit antishqiptar aktual, e drejta është me të vërtetën dhe e vërteta është në të drejtën tonë. Ky proces shpërfaq më së miri drejtësinë e sotme në Serbi. Tregon për gjyqësorin në Serbi. Për brishtësinë dhe mungesën guximit për të pasur gjyqësor të pavarur dhe të pandikuar politikisht përballë një ministri.
Nuk do të dorëzohemi. Pritja nuk na lodh e tejzgjatja nuk na demoralizon. Gjykata e Apelit në Beograd, përkundër të gjitha argumenteve vendosi në favorin e tij. Tashmë dorëzojmë lëndën para Gjykatës Kushtetuese, si hallka e fundit e gjyqësorit në Serbi.
Presim. Tashmë kemi ndjekur këtë proces në të gjitha instancat e gjyqësorit, e më pas dërgojmë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strazburg.
Për drejtësi. Deri në fitoren përfundimtare”, (sic.)ka shkruar Mustafi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

MPB: Gjatë 24 orëve 814 kundërvajtje, 171 për mosrespektimin e shpejtësisë së lëvizjes

KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame