Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa vizitoi sot Telekomin e Kosovës, me ç’rast u njoftua nga afër me zhvillimet e fundit të kësaj kompaninë nga menaxhmenti udhëheqës dhe bordi drejtues.
Kryeministri pas takimit tha se kanë biseduar për procesin e privatizimit,por sipas tij nuk janë përcaktuar për afatet. Ai tha se kanë biseduar më shumë për qasjen më të mirë për t’i rritur investimet dhe shtuar vlerën e telekomit që të jetë lider në Ballkanin perëndimor.
“Kishim një bisedë shumë përmbajtjesore lidhur me perspektivën e zhvillimit të telekomit në Kosovë, dhe lidhur me detyrat tona të përbashkëta që duhet t’i kryejmë që tekekomi të jetë kompani lidere në këtë fushë në Ballkanin perëndimor për të zënë një hapësirë të merituar në Bashkimin Evropian. Jemi të interesuar që t’i shohim mundësitë më të mira të investimeve në mënyrë që ta shtojmë vlerën e telekomit në treg, qoftë përmes investimeve në kuadër, po ashtu edhe për teknologji ose në infrastrukturë”, tha Mustafa.
Ai tha se janë duke punuar me institucionet financiare ndërkombëtare, në rend të parë me BERZH për mundësitë e kyçjes së Bankës Evropiane për projekte të rëndësishme për të cilat edhe ata kanë shfaqur interesimin e tyre.
“Do të punojmë edhe me institucionet financiare ndërkombëtare, në rend të parë me BERZH për mundësitë e kyçjes së Bankës Evropiane për projekte të rëndësishme për të cilat edhe ata kanë shfaqur interesimin e tyre. Do të jemi në kontakte po ashtu të përhershme përmes sistemit të qeverisjes korporatave”, tha Mustafa.
Kryeministri duke folur për kritikat e më hershme ndaj zgjedhjes së drejtorit të telekomit, tha se pakënaqësi gjit hmonë kanë, dhe është pjesë e demokracisë, por sipas tij, është me rëndësi që të ketë bashkëpunim dhe se nuk kanë qenë personale.
Drejtori i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, tha se e kanë njoftuar kryeministrin për zhvillimet në këtë kompani dhe për sfidat e telekomit dhe strategjinë e saj.
“Vizita e sotme ka të bëjë me zhvillimet e fundit në telekom të cilat i kemi, për investimet të cilat i kemi bërë deri tash dhe për sfidat të cilat Telekomin e Kosovës e presin në zhvillimin dhe ruajtjen e rolit dhe pozitës në treg të cilën e ka. Po ashtu, edhe në ruajtjen e liderit, sidomos në telefoninë mobile. Në parim jemi dakroduar për zhvillimet e mëtutjeshme të përbashkëta për orientimin strategjik të zhvillimit të Telekomit të Kosovës dhe Valës”, tha Mustafa.
Kryeministri me ministrin e Financave dhe ministrin e Zhvillimit Ekonomik, vizituan edhe centralen e kësaj kompania, ku u njoftuan për ecuritë në këtë departament. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit