Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në ceremoninë inauguruese të projektit “Mbështetja e agroturizmit, bizneseve dhe zhvillimit ekonomik në Istog”.
Të pranishëm në këtë ngjarje ishin shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë / përfaqësues Special i BE-së, Samuel Zhbogar, kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Mendim Rugova dhe qytetarë të shumtë të Istogut dhe më gjerë.
Sipas një njoftimi, kryeministri Mustafa ka thënë se ky projekt nxjerr në pah vlerat dhe bukuritë që i ka Komuna e Istogut.
Kryeministri Mustafa ftoi qytetarët e Kosovës, por edhe të vendeve fqinje që të vizitojnë Istogun dhe të shikojnë bukuritë dhe natyrën e bukur të kësaj komune.
“Uroj që qytetarët ta përdorin dhe ta shfrytëzojnë sa më shumë këtë stazë dhe këto bukuri natyrore, të cilat janë edhe të shëndetshme edhe relaksuese, por janë edhe produktive për zhvillimin tonë ekonomik dhe social”, tha kryeministri Isa Mustafa.
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë / Përfaqësues Special i BE-së, Samuel Zhbogar, tha se me këtë projekt po dëshmohen efektet e vërteta të asistencës së BE-së në Komunën e Istogut.
“Ky projekt të cilin e ka mbështetur Zyra e BE-së me gati 400 mijë euro, është një prej shembujve të shumtë të asistencës tonë për zhvillimin ekonomik të regjioneve të ndryshme të Kosovës. Përmes tij, BE-ja ka mbështetur mjedisin biznesor dhe potencialin e agroturizmit që ka Istogu, zhvillimin ekonomik dhe gjenerimin e vendeve të punës në ato vende në të cilat ka pasur investime më të vogla”, tha Zhbogar.
E kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, e vlerësoi të rëndësishëm këtë projekt për Komunën e Istogut.
“Shpreh kënaqësinë time për një projekt i cili jo vetëm që më ka bërë krenar mua si kryetar komune, por kam përshtypjen se i ka bërë krenarë gjithë qytetarët e Istogut, sepse po e shoh çdo ditë frekuentimin e kësaj pike të rëndësishme të Komunës së Istogut, që ka qëllim të promovoj edhe vlerat turistike të Istogut, por edhe të promovoj bizneset, të promovoj zhvillimin e agrokulturës dhe produkteve çfarë i ka në potencial Komuna e Istogut”, ka thënë Rugova.
Drejtori Ekzekutiv i Organizatës “Syri i Vizionit”, Veton Mujaj, tha se qëllimi i këtij projekti ka qenë që të bëhet e mundur që vizitorët të qëndrojnë sa më shumë në Istog, që të përfitojë ekonomia lokale, të ndihmohen bizneset dhe fermerët, që produktet e tyre të bëhen më konkurrentë në treg. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plotë një vit nga hapja e Jumbo Central Park – zbritje dhe atmosferë festive për të gjithë familjen

Dhurohet donacion në vlerë prej 40 mijë eurove për foshnjat e lindura parakohe në Klinikën e Neonatologjisë

Koreja e Veriut raportohet se zë vendin e tretë në botë për rezerva të Bitcoin

A është uji i dushit duke dëmtuar lëkurën tuaj? Ja çfarë duhet të bëni

Përgatituni për ofertën më të madhe të vitit: "E madhe nata, e madhe zbritja!"

Plotë një vit nga hapja e Jumbo Central Park - zbritje dhe atmosferë festive për të gjithë familjen

Dyert e reja të kujdesit - Laboratori Elita Plus hap pikën e re në Ulpianë

Dhurohet donacion në vlerë prej 40 mijë eurove për foshnjat e lindura parakohe në Klinikën e Neonatologjisë

Pas arrestimit të kryetarit të Stambollit, lira turke pëson goditje historike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

'Godet' Xheneta, publikon përgjimet telefonike me Drilonin ku ai bën bisedë intime me të dhe i thotë se nuk ka më interes për Sarën

Reagon Driloni pas publikimit të bisedave telefonike nga Xheneta: Gjesti nuk ia dha dhe e kërkon te unë - ajo ka dëshirë të jetë në vëmendje

Xheneta i kundërpërgjigjet prapë Drilonit: Më ke thirrur në Dubai, i kam të gjitha në telefon - menaxheri yt më ka lutur që t'i fshij videot

Prodhuesit amerikanë të armëve “do të mbahen larg” nga plani i ri masiv i shpenzimeve të mbrojtjes të BE-së

Pas publikimit të përgjimeve telefonike, reagon Xheneta: Jam kërcënuar nga Driloni dhe menaxheri i tij

"Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë", Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn