Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, përmes një shkrimi të publikuar në Facebook ka bërë të ditur se Republika e Kosovës duhet ta refuzojë idenë e tregut të përbashkët të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Kam thirrur sot në takim ministrat Enver Hoxhaj, Hykmete Bajrami dhe Mimoza Ahmetaj, drejtorin e Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, ekspertët Petrit Gashi e Gazmend Qorraj, si dhe këshilltarët e mi të ekonomisë, ku diskutuam gjerësisht për propozimin e prezantuar në Samitin e Sarajevës për krijimin e një tregu të përbashkët të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Shqyrtuam të gjitha aspektet dhe argumentet ekonomike, politike dhe integruese që lidhen më këtë iniciativë, duke ndarë bashkërisht mendimin se një treg i tillë nuk është në interes të njëjtë të të gjitha vendeve ku pretendohej të shtrihej, dhe se Republika e Kosovës duhet ta refuzoj një ide të tillë.
Gjatë takimit, biseduam edhe për Marrëveshjen e CEFTA-s dhe vështirësitë që po hasin qytetarët e Kosovës në lëvizjen e lirë në rajon dhe më gjerë, ku ne duhet të angazhohemi edhe më shumë për tejkalimin e këtyre problemeve. Në këtë aspekt, Kosova është lider në qasjen e saj, duke shmangur pengesa artificiale, të cilat vijnë në shprehje tek disa prej shteteve tjera, përkundër se janë pjesë e CEFTA-s.
Republika e Kosovës është plotësisht e përkushtuar në rrugën integruese në BE dhe do të ndërmarrë të gjitha reformat e nevojshme, duke përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara, në këtë rrugë.
Por, Republika e Kosovës e konsideron të paqëlluar çdo lloj Unioni Doganor apo Tregu të përbashkët rajonal, i cili risjellë në opinion reminishenca të së kaluarës, të cilat nuk janë në interes të të gjitha vendeve.
Republika e Kosovës mbështet pa asnjë ekuivok bashkëpunimin dhe intensifikimin e shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare, eliminimin e mëtejshëm të barrierave të të bërit biznes me vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe angazhimin e përbashkët për tërheqjen e investimeve të huaja, por të gjitha këto në kuadër të proceseve integruese në BE” (sic.), ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, Shtëpia Botuese ”Dukagjini” dhuron libra për Universitetin e Prishtinës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës