Lidhja Demokratik e Kosovës (LDK) sot ka hapur fushatën zgjedhore në qytetin e Kamenicës, me që rast kanë prezantuar kandidatin për kryetar, Shaip Surdullin dhe kandidatët për Asamblenë komunale të Kamenicës.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se në qytetin e Kamenicës po shohin fitoren e madhe, ndërsa ka theksuar se Kamenica ka nevojë për një kryetar të mirë, siç është Shaip Surdulli, i cili ka shtruar prioritet e tij për këtë komunë.
Ai ka siguruar qytetarët e Kamenicës se kandidati i LDK-së do t’i përmbushë të gjitha premtimet e tij.
Ndërkaq, Mustafa ka nënvizuar edhe mungesën e investimeve qeveritare në atë anë që ka mbizotëruar për një kohë të gjatë, me ç’rast ka thënë se për të korrigjuar këto gabime kanë orientuar edhe autostradën andej.
“E kemi kthyer autostradën këndej, sepse kemi vërejtur se me vite nuk është investuar asgjë në këtë pjesë të Kosovës. Po them pjesë të Kosovës, sepse Kosova duhet të shikohet si tërësi. Nuk guxon asnjë qeverisje që të anashkalojë një pjesë të vendit dhe t’i çojë vetëm në një pjesë të caktuar, dhe ne e kemi gjetur atë situatë. Por ne duam që ta korrigjomë maksimalisht, ashtu siç e shohim këtu nga qasja e kryetarit të ardhshëm të Kamenicës, i cili dëshiron t’i shtrijë investimet në tërë territorin e Komunës të Kamenicës, në të gjitha fshatrat, në të gjitha lagjet, që atë që disponon ta ndajë në mënyrën më të drejt me ju”, tha Mustafa.
Kandidati për kryetar të Kamenicës, Shaip Surdulli ka thënë se gjatë mandatit të tij qeverisës e gjitha administrata do të jenë 24 orë në shërbim të qytetarëve të Kamenicës.
Surdulli u zotua se gjatë qeverisjes së tij do të sigurojnë ujë të pijshëm 24 orë, duke i riaktivizuar edhe projektet e ujësjellësit në disa fshatra të Kamenicës.
“Në mandatin, që fillojmë më 22 tetor, unë, delegatët e Kuvendit Komunal që do të zgjidhen, administrata dhe institucionet komunale, sipas nevojës edhe 24 orë të juve qytetarëve të nderuar. Do ta shtojmë sasinë e ujit në qytet me hapjen edhe të disa puseve të reja afër shërbimeve të zjarrfikësve, ashtu që të sigurojmë 24 orë ujë të pijshëm, do të vazhdojmë në gjetjen e mundësive investimi për pendën e Kremenares, do të riaktivizohen projektet e ujësjellësit në Korretinë, në Kopernicë, në Komoleqë, në Shpacnicë të Epërme, në Petrovc”, tha ai.
Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli u zotu se gjatë mandatit të tij rinia, gratë, pensionistët, njerëzit me nevoja shëndetësore sociale, klubet sportive dhe kulturore, do të jenë disa nga prioritet e tij për zhvillimin e kësaj komune.
“Rinia do të ndihmohet më shumë për punësim, për trajnimin dhe do të bëhen aktivitete kulturore, sportive dhe të rekreacionit, do të rikthehen për studentë që nuk janë dhënë që tri vite. Roli i gruas do të ketë trajtim të veçantë dhe ai do të fuqizohet edhe më shumë së në familje ashtu edhe në shoqëri, do t’iu ndihmojmë njerëzve me nevoja shëndetësore sociale, pensionistët do të ndihmohen nga komuna për të kaluar një jetë sa më të mirë dhe të qetë, do të ndihmohen të gjitha klubet sportive dhe shoqëritë kulturore”, tha ai.
Surdulli për të rritur cilësinë e arsimit në komunën e Kamenicës ka në plan, ndërtimin e një shkolle në fshatin Krilevë, ndërtimin e një qendre edukative për fëmijë dhe të gjitha shkollat t’i pajisë me kabinete të informatikës dhe laboratorë
Në planin e tij qeverisës për shëndetësinë ka paraparë hapjen e repartit të urgjencës dhe vënien në shërbim të aparateve të ultrazërit.
Ndërkaq, asfaltimi i rrugëve të qyteteve dhe të fshatrave, punësimi, zhvillimi ekonomik mbeten ndër prioritete tjera që kandidati i LDK-së i ka në planë qeverisës për Komunën e Kamenicës, raporton KosovaPress./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Çfarë do të bëjë Trumpi nëse Rusia i thotë jo armëpushimit?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker