Mustafa: Fitorja e Sfarqës në Ferizaj, sjell zhvillim dhe mirëqenie për qytetarët

Gjatë një tubimi në Ferizaj, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë se me fitoren e kandidatit të LDK-së, Muharrem Sfarqa, në Ferizaj do të vazhdojë qeverisja e mirë, projektet e mëdha infrastrukturore, zhvillimi, punësimi dhe mirëqenia e qytetarëve.
“LDK është parti e qendrës së djathtë, dhe si e tillë ajo mbanë sektorin privat – iniciativën private – në qendër të besimit të saj ideologjik e politik. Kjo është dëshmuar në vazhdimësi gjatë qeverisjes së LDK-së, qoftë në politikën e taksave, të pakove fiskale, të lehtësirave burokratike, të infrastrukturës e të trajtimit të bizneseve”, ka thënë Mustafa.
Siç njofton LDK, ai ka thënë se LDK-ja dhe Sfarqa në këto zgjedhje lokale kanë program të qartë për zhvillim ekonomik të Ferizajt dhe mirëqenie për qytetarët.
“Qeverisja lokale që ofron LDK-ja është e orientuar drejt: zvogëlimit të papunësisë dhe rritjes së standardit të jetesës përmes aktivizimit të potencialeve për rritje ekonomike dhe punësim; krijimit të kapaciteteve të reja ekonomike; krijimit të mundësive për investime të reja; dhe rritjes së konkurrueshmërisë së bizneseve nëpërmjet përmirësimit dhe avancimit të vetëqeverisjes lokale në fushën e ekonomisë”, ka thënë Mustafa.
Kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarca tha se gjatë mandatit tim kam bashkëpunuar ngushtë me bizneset për shtimin e kapaciteteve, zgjerimin e atyre ekzistuese dhe hapjen e atyre të reja, të cilat i kanë dhëne shpirt zhvillimit ekonomik të komunës së Ferizajt.
“Ne si komunë kemi dhënë maksimumin për përkrahjen e bizneseve, si dhënien e pronave për shfrytëzim, ku kemi dhënë diku mbi 20 hokatarë tokë për periudha afatshkurta dhe afatgjata. Në këto prona sot kanë gjetur punë mbi 1000 punëtorë të rinj”, tha Sfarqa.
Ai ka thënë se Lidhja Demokratike është parti model, e cila ju jep hapësirë të gjithëve, pa asnjë dallim, burrave dhe grave, të rinjve dhe të moshuarve për të kontribuar për të zhvilluar atdheun tonë dhe komunat tona.
“Programi ynë për qeverisjen katërvjeçare në Ferizaj, nuk është i bazuar në fjalë të mëdha, por në veprime konkrete nga njerëz të dëshmuar dhe të përgjegjshëm”, ka thënë kryetari i Ferizajt.
Deputeti dhe kryetari i degës së AKR-së në Ferizaj, Labinot Tahiri ka thënë se koalicioni LDK-AKR dhe përkrahja qytetare e bën Sfarqën kryetar të Ferizajt edhe për një mandat.
Tahiri ka thënë se arsye e koalicionit me LDK-në në Ferizaj, ka qenë bashkëpunimi shumë korrekt që këto parti kanë pasur gjatë zgjedhjeve parlamentare të qershorit.
Tahiri ka thënë se është ndier borxhli për t’i dhënë përkrahje LDK-së, pasi që kjo parti e ka përkrahur për tu bërë deputet në qershor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës