LAJMI I FUNDIT:

Musliu: Blerja e emblemave të UÇK-së, skenar serbo-rus për një inskenim si rasti “Panda” në Pejë

Musliu: Blerja e emblemave të UÇK-së, skenar serbo-rus për një inskenim si rasti “Panda” në Pejë

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu ka komentuar zhvillimet në lidhje me arrestimin dhe lirimin e tre serbëve që kishin blerë uniforma ushtarake dhe emblema të UÇK-së në Prishtinë.

Musliu në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini thotë se Rusia në kuadër të luftës hibride, Serbinë e ka një instrument të mirë që e përdorë vazhdimisht.

Ai thotë se për Kosovën tashmë janë të njohur teknikat e tillë serbo-ruse për inskenim të situatave sikurse kishte ndodhur me rastin “Panda” në Pejë apo me rastin në Lipjan.


Duke iu referuar pretendimeve të serbëve se ishin koleksionues, Musliu shtron disa pyetje.

“Pse ata lënë veturën në një vend tjetër dhe erdhën të dyqani me tjetër veturë? Unë jam koleksionues i disa gjërave por nuk pres disa dekada që të koleksionojë ato gjëra. Ky është operacion i shërbimit sekret serb i koordinuar me shërbimin sekret rus në kuadër të luftës hibride”.

Del video se si tre serbët blenë emblema të UÇK-së në Prishtinë, “Debat Plus” jep detaje për planin e tyre
Lexo po ashtu Del video se si tre serbët blenë emblema të UÇK-së në Prishtinë, “Debat Plus” jep detaje për planin e tyre

Musliu thotë se dy prej të arrestuarave kanë qenë pjesë e familjes Dolasheviq e që sipas tij edhe paraardhësit kanë qenë pjesë të shërbimeve serkrete serbe në të kaluarën.

“Asgjë nuk ishte e rastësishme. Ky ishte operacion për të përgatitur terrenin për të një “Panda” apo “Lipjan” të ri”, deklaroi tutje Musliu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Drejtësi
Ende s’ka përditësim të rezultateve nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike

Ende s’ka përditësim të rezultateve nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike

Politikë
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Lajme
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme

"Është koha që KEDS dhe Qeveria të japin llogari", Sejdiu ngre dyshime për transparencën e KEDS-it

Lajme
Kalo në kategori