Sekretari i Alternativës, Orhan Murtezani pas mbledhjes së Kryesisë Qendrore që u mbajt sot nga kjo parti tha se e kanë autorizuar kryetarin e tyre, Afrim Gashi për bisedime të mundshme me kampin opozitar shqiptar.

Murtezani tha se kanë arritur në këtë konkluzion pas bisedimeve që kanë pasur me elektoratin.


"Kryesia Qendrore e Alternativës sonte mbajti mbledhje ku u diskutua për temat aktuale politike duke filluar nga ndryshimet kushtetuese, propozim amendamenti për mos vjetërsimin e korrupsionit politik, por edhe bashkëpunimin e mundshëm opozitar në kampin politik shqiptar.

Kryesia e Alternativës e autorizoi kryetarin Afrim Gashi për të filluar bisedimet në drejtim të mundësimit të bashkëpunimit opozitar, qoftë në Kuvend, qoftë në bashkëpunimet kualicionuese. Vendosë të vijim në këto konkluzione nga dëgjimi i qytetarëve.

Me këtë, Alternativa ka bërë hapin e parë drejt mundësimit të bashkëpunimit opozitar shqiptar", tha Murtezani.