Muriqi nuk e lejoi ta ekzekutonte penalltinë për të arritur het-trikun ndaj Anglisë, Valon Berisha tregon prapaskenat me sulmuesin dardan

Reprezentuesi i Kosovës dhe ish-futbollisti i disa klubeve të njohura evropiane, tanimë pjesë e LASK-ut në Austri, Valon Berisha, ka qenë mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” që është prodhim i Telegrafit. Mes shumë temave të cilat u diskutuan me Berishën, ai gjithashtu ka folur edhe për ndeshjen që Kosova e ka zhvilluar ndaj Anglisë. Me theks të veçantë ai është ndalur për të rrëfyer prapskenat me Vedat Muriqin, i cili nuk ia lejoi atij penalltinë për të arritur het-triku ndaj ‘Tre Luanëve’. “Ia bëj hallall, po të tregoj drejtë. Në momentin kur ka ndodhur, digjesha përbrenda. Nuk mund ta kuptoja se si lojtarët tjerë nuk po e kuptojnë se kjo është diçka që... het-trik".
"Por të gjithë thonin leja leja Vedatit se ai dy asistime m'i bëri dhe e nxori penalltinë unë i thashë Vedat këtu e bo në njëfarë mënyre llugë. Ta bëj hallall ama ti duhesh ta dish vet se kjo gjë nuk bëhet, plus ne jemi shokë", ka thënë Berisha.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink. /Telegrafi/


















































