LAJMI I FUNDIT:

Murati thotë se Banka Zhvillimore po bëhet realitet, ironizon Hykmete Bajrami

Murati thotë se Banka Zhvillimore po bëhet realitet, ironizon Hykmete Bajrami

Ministri i Financave, Punës e Transfereve, Hekuran Murati, tha se njëra nga temat e diskutuara me Bankën Botërore gjatë takimeve vjetore në Washington DC, ishte edhe mundësia e mbështetjes nga ana e tyre për themelimin e Bankës Zhvillimore të Kosovës.

Murati, në një postim në Facebook, tha se Banka Zhvillimore do të mundësojë financimin e projekteve zhvillimore si dhe mbështetjen e sektorëve strategjikë siç janë energjia e ripërtërishme, bujqësia e sektorë të tjera.

“Mbështetja nga Banka Botërore parashihet të vijë në kuadër të projektit për avancimin e sektorit financiar në Kosovë, projekt i cili pritet të kap vlerën rreth 50 milionë euro. Banka Zhvillimore do të mundësojë financimin e projekteve zhvillimore si dhe mbështetjen e sektorëve strategjikë siç janë energjia e ripërtërishme, prodhimi dhe eksporti, bujqësia etj”, ka shkruar Murati në Facebook.


Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami.

Ish-ministrja e Financave, ka ironizuar me ministrin e Financave, duke thënë se deri me 9 shkurt shumë gjana kanë me ndodhë në Facebook.

Kjo pasi ky i fundit ka thënë se themelimi i Bankës Zhvillimore po bëhet realitet, ndërsa Bajrami ka thënë se ‘pas ”Fondit Sovran” bëhet edhe ”Banka Zhvillimore”’.

“Mbahuni fort se prej sot deri me 9 shkurt shumë gjana kanë me ndodhë në facebook”, shkruan tutje Bajrami./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori