Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se në seancën e sotme të Kuvendit vendi përballet me dy mundësi: të formohet Qeveria Kurti 3 ose të shkohet drejt zgjedhjeve të reja.

Ai ka theksuar se zgjedhjet e parakohshme mund të rrezikojnë procese të rëndësishme si miratimi i Buxhetit, Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian dhe funksionimi i institucioneve të pavarura.


“Opsioni i dëshiruar për ne natyrisht që është opsioni i parë. Por a janë të gatshëm deputetët e opozitës të çojnë vendin në zgjedhje dhe të rrezikojnë qëndrushmërinë e shtetit vetëm për ta kundërshtuar Albin Kurtin?”, ka pyetur Murati.

Ai ka shprehur shpresën që sot të triumfojë arsyeja dhe vullneti politik, duke vendosur interesin shtetëror mbi interesat partiake. /Telegrafi/