Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas deklarimeve të fundit nga kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, dhe kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, për bllokimin e llogarive bankare.
Në një shkrim në Facebook, Murati tha se ky pretendim është i rremë. Sipas tij, llogaritë bllokohen nga përmbaruesit dhe vendimet e prera gjyqësore.
“Dezinformatat nuk kalojnë. Kushdo që pretendon se Qeveria bllokon llogari të komunave, gënjen. Qeveria nuk bllokon llogari, e aq më pak komunave”.
“Llogaritë bllokohen nga përmbaruesit dhe vendimet e prera gjyqësore”, shkroi Murati.
Problemi kryesor qëndron tek Kontrata Kolektive.
Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë më parë se kontratat kolektive janë nënshkruar nga niveli qendror dhe jo nga komunat, teksa shtoi se ka disa vite që komunat kërkojnë nga niveli qendror ta marr përgjegjësinë financiere për mbulimin e kostos së kontratave kolektive.
“Kontratat kolektive janë të nënshkruara nga niveli qëndror e jo nga komunat. Ka disa vite që komunat kërkojnë nga niveli qëndror ta marë përgjegjësinë financiere për mbulimin e kostos së kontratave kolektive por kjo kërkesë po hasë në veshë të shurdhër. Ky problem është diskutuar disa herë edhe me KM Albin Kurti, me Ministrin Hekuran Murati me Ministren Nagavci edhe në komisionin e granteve ku komunat po mbi-votohen, por ky problem po vazhdon t’i dëmtoj komunat e Republikës së Kosovës”.
Siç thotë Ibrahimi, niveli qendror nuk po ka gatishmëri për zgjidhjen e këtij problemi.
“Komunat këtë çështje e kanë adresuar edhe te institucionet e drejtësisë por nuk ka përgjigje. Me dhjetra miliona euro po i meren komunave padrejtësisht nga buxhetet komunale. Po ndalen së zbatuari shumë projekte kapitale që kanë për qëllim përmisimin e jetës së qytetarëve”, ka thënë tutje ai.
“Komunat ashtu edhe me buxhetet e tyre të pamjaftueshme po punojnë me dinamikë të shtuar vetëm e vetëm që të ndikojnë në përmisimin e jetës së qytetarëve mirëpo, në vend që Qeveria e Republikës së Kosovës, e cila nuk është në gjendje që t’i shpenzojë mjetet e veta për investime kapitale ku po i teprojnë me qindra miliona euro, t’i përkrah komunat, ajo shkon dhe ia ndalon pagat punonjësve komunal. Merrni mësim nga komunat për përgjegjshmëri ndaj qytetarit. Është me të drejtë kur shumica absolute e kryetarëve konstatojnë që komunat nuk janë duke u trajtuar me dinjitet dhe nuk po trajtohen ashtu siç e meritojnë”.
“Konstatim tjetër i shumicës së kryetarëve është që ka shpërdarje të pabarabartë të mjeteve financiere që vijnë nga ministritë e ndryshme për komuna. Deri kur do të penalizohen komunat për kontrata kolektive??!! Përkundër të gjitha këtyre bllokadave dhe mos-bashkëpunimit korrekt nga niveli qëndror, komunat do punojnë në të mirë të qytetarit sepse atë e kanë mision. Qeveri, Reflekto sepse edhe ata punonjës janë qytetar të Republikës së Kosovës edhe pse jetojnë në Viti”, deklaroi Ibrahimi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Parashikimi i motit për fundjavë

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit