Murat për shfuqizimin e balancuesit: Gjykata nuk e ka vlerësuar kushtetutshmërinë, por ka vepruar politikisht

Gjykata Kushtetuese, me vendimin për përfaqësimin e drejtë etnik, shkeli në mënyrë direkte parimet e Kushtetueses, praktikat e vendosura më herët nga Gjykata si dhe normat ndërkombëtare, tha ish kreu i Gjykatës dhe deputet i Frontit Evropian Sali Murat.
Ai në intervistë për “Alsat” tha se gjykata më herët ka sjell disa herë vendime në favor të përfaqësimit të drejtë etnik.
“Në mandatin tim si kryetar i Gjykatës Kushtetuese kemi vendim brilant për një lëndë në vitin 2020 ku Gjykata Kushtetuese kur ishte kontestuar vendimi i Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik në trajnimin e kuadrove dhe aty thamë se akademia ka të drejtë. Në konkurs nuk ishte theksuar përqindja e bashkësive etnike por Akademia ishte kujdesur të respektohen ligjet për përfaqësim të drejtë etnik”, tha Sali Murat, deputet i Frontit Evropian, ish-kryetar i Kushtetueses.
Murat sheh shumë politikë në vendimin e gjykatës, gjë që thotë se nuk duhet të jetë puna e tyre.
“Gjykata, në rastin konkret nuk e ka vlerësuar kushtetutshmërinë por sipas meje, ka vepruar politikisht sepse dispozitat kushtetuese nuk interpretohen ashtu. Të drejtat dhe liritë i cakton pragu i poshtëm, ligjet, pragu më lart nuk kufizohet. Keqpërdorimet në zbatimin e ligjit nuk janë kompetencë e Gjykatës Kushtetuese. Gjykata kushtetuese i shikon ligjet bazuar në Kushtetutën, a është një çështje e parashikuar me Kushtetutë dhe përfaqësimi i drejtë etnik parashikohet me Kushtetutë”, theksoi Sali Murat, deputet i Frontit Evropian, ish kryetar i Kushtetueses.
Murat njoftoi se është duke përgatitur ligj të ri për përfaqësim të drejtë etnik në kuadër të grupit parlamentar të Frontit Evropian.
Ai nuk zbardhi detaje por tha se zgjidhja e re duhet të fokusohet te operacionalizimi i dispozitës për përfaqësim të drejtë duke parashikuar sanksione dhe përgjegjësi për drejtuesit e institucioneve.
Si përfaqësues i bashkësisë turke në vend, Murat tha se vendimi i gjykatës do ta përkeqësojë situatën kur edhe ashtu, përfaqësimi i turqve nëpër institucione nuk është më i lartë se gjysma e kuotës së nevojshme.
Ai u ankua se pushteti aktual nuk ka asnjë përfaqësues turk në ekzekutiv, as në nivel të sekretarëve shtetëror dhe të drejtorive si dhe as në trupat e emëruara nga presidentja. Murat ka qenë 9 vite në Kushtetuese, kurse kryetar nga vitit 2019 deri në vitin 2021./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“S’ka BE për Serbinë pa njohjen e Kosovës”, Picula: Çdo destabilizim e Kosovës do t’i kushtonte shtrenjtë Vuçiqit

Kasami: Taravari është vetëlarguar nga qeveria, ashtu siç u vetëpërjashtua nga VLEN-i

Dëshmon në gjykatë vëllai i Triumf Rizës: E kanë dërguar në spital një grua për me pa nëse ka vdekur Triumfi

Patriarku serb në Kremlin, përkrah "botën ruse", dënon Perëndimin dhe i përcjell mesazhe Putinit për Kosovën

Përurimi i urës në Rogovë të Hasit nga Kurti dhe ministrat në detyrë, reagon Hykmete Bajrami

Nesër vazhdimi i seancës, Dehari: S'ka konsultime me partitë, Haxhiu mbetet kandidate e VV për kryetare të Kuvendit

Aktakuzë ndaj mësimdhënësit për përdhosje të simboleve kombëtare dhe nxitje të urrejtjes në Ditën e Flamurit

Katër shtëpi, tokë, truall dhe vilë – kjo është pasuria e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj

Pasuria e Memli Krasniqit: Kriptovaluta mbi 200 mijë euro, banesë, shtëpi...

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pasuria e Memli Krasniqit: Kriptovaluta mbi 200 mijë euro, banesë, shtëpi...

Tifozët e Barcelonës reagojnë për paraqitjen e Ansu Fatit ndaj Mallorcas - kanë kërkesë për Hansi Flick

Brenda tunelit prej rreth 7 miliardë eurosh nën Detin Baltik midis Danimarkës dhe Gjermanisë

Pasuria e Glauk Konjufcës, një banesë në pronësi të tij dhe dy banesa e një shtëpi në pronësi të prindërve

Hekuran Muratit i rritet vlera e aksioneve në "Tesla" dhe Netflix

Provokim apo rastësi? Pas Gjestit, edhe Jozi publikon video duke u shëtitur në 'Lamborghini'