LAJMI I FUNDIT:

Mungon vetëm zyrtarizimi: Adli do ta përfaqësojë Algjerinë edhe pse ka lindur në Francë

Mungon vetëm zyrtarizimi: Adli do ta përfaqësojë Algjerinë edhe pse ka lindur në Francë

Yacine Adli, mesfushori 22-vjeçar me origjinë algjeriane, por i lindur në Paris po mendon të ndryshojë kombëtare.

Mediet italiane bëjnë me dije se futbollisti i Milanit po mendon seriozisht të luajë për përfaqësuesen “The Greens”.

Adli është një produkt i akademisë së PSG dhe ka luajtur për të gjitha grupmoshat e Francës, duke filluar nga U16 deri te U20 dhe në total numëron 49 paraqitje dhe 16 gola.


Të gjitha lajmet nga Yacine Adli
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Yacine Adli

Ish-mesfushori i parisienëve dhe Bordeaux ka bindur në takimet miqësore te kampionët e Italisë dhe pritet të marrë një rol të rëndësishëm në skemat e Stefano Piolit dhe kërkon që në të ardhmen të jetë vendimtar edhe te përfaqësuesja e Algjerisë, pasi te Franca shanset janë pothuajse minimale, të paktën për momentin.

Nëse lajmi konfirmohet edhe nga Adli, atëherë 22-vjeçari do të bëhej algjeriani i dytë i “kuqezinjëve” pas Ismael Bennacer.

Duket se dokumentet për dërgim në FIFA nga Algjeria janë në rrugën e duhur dhe është vetëm çështje kohësh kur të bëhet zyrtarizimi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Ligat tjera
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Kalo në kategori