LAJMI I FUNDIT:

Mungon strategjia, Kosova tash e dy vjet pa asnjë njohje

Mungon strategjia, Kosova tash e dy vjet pa asnjë njohje

Tash e dy vjet, shteti i Kosovës nuk ka pranuar as një njohje të re. E vetëm pak muaj para 15 vjetorit të pavarësisë, organizatat që merren me politikë të jashtme, thonë se Kosova nuk ka bërë publike as një strategji për këtë proces. Njohja e fundit ishte dy vjet më parë nga Izraeli.

Kanë mbetur më pak se dy muaj deri në datën kur Kosova shkroi historinë e saj të shtetësisë.

Ndonëse do të kremtojë 15 vjetorin si shtet i pavarur, vendi tash e dy vjet nuk është njohur nga asnjë shtet i ri.


Ata që e monitorojnë këtë proces, thonë se shakatarët e bllokimit janë të shumtë.

Sipas Lirika Agusholli, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Kosovës i mungon strategjia e qartë në këtë aspekt.

“Nuk ka pasur një strategji të qartë për të shpalosur nga Ministria e Jashtme. Klauzola e marrëveshjes së Washingtonit ku ka ndaluar lobimet e ka bërë një ngecje, pastaj janë disa institucione që janë përgjegjëse për këtë proces,  janë pasive në masë të madhe. Duhet të aktivizohen konsultat tona pasi njëra nga pengesat kanë qenë shkarkimet e ambasadorëve në vendet kyçe dhe nuk u patën emëruar për një periudhë kjo e ka dëmtuar këtë proces”, ka thënë Agusholli.

Se Ministria e Punëve të Jashtme, do të duhet të jetë më aktive, e thotë edhe profesori, Ibrahim Gashi.

Sipas ish-zëvendësministrit të Jashtëm, në këtë periudhë Kosova do të duhej të kishte prioritet njohjen nga pesë vendet anëtare të BE-së.

“Tani procesi është më i vështirë pasi bëhet fjalë për shtete që kanë varshmëri nga shtetet që janë kundërshtarë të Pavarësisë së Kosovës. Kemi pasur lobimin kundër njohjeve nga diplomacia serbe dhe kjo ka ndikuar në pengim të njohjeve të reja. Ka pas hapësirë të bëhet dhe më shumë sidomos, Ministria e Punëve të Jashtme të ketë më aktiv lobimin, të angazhojë kompani lobuese”, ka thënë Gashi.

Lidhur me ngecjen në njohje por edhe strategjinë e tyre, Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka dhënë përgjigje për RTV Dukagjini.

Që nga shpallja e pavarësisë, 117 shtete e kanë njohur Kosovën shtet të pavarur. Izraeli është vendi i fundit që ka njohur pavarësinë e Kosovë, dy vite më parë pas marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë në Washington./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Politikë
Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Lajme
Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Kronika e Zezë
Pas tri ditësh, gjendet kosovarja e zhdukur në Strasburg

Pas tri ditësh, gjendet kosovarja e zhdukur në Strasburg

Lajme
Rama i reagon Speciales që nuk lejoi Thaçin në varrimin e babait të tij: Gjykatë e turpshme

Rama i reagon Speciales që nuk lejoi Thaçin në varrimin e babait të tij: Gjykatë e turpshme

Lajme
Eksperti i kriminalistikës paralajmëron: Pranvera, sezoni i grabitjeve të armatosura në Kosovë

Eksperti i kriminalistikës paralajmëron: Pranvera, sezoni i grabitjeve të armatosura në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori