LAJMI I FUNDIT:

“Mund të më kishin amputuar këmbën”, Ribery flet për lëndimin i cili mund t’i kishte dhënë fund karrierës së tij

“Mund të më kishin amputuar këmbën”, Ribery flet për lëndimin i cili mund t’i kishte dhënë fund karrierës së tij

Legjenda e Bayern Munichut, Franck Ribery, ka zbuluar se si ka rrezikuar që t’i amputohej këmba në vitet e tij të fundit të karrierës. 

Ish-sulmuesi francez tha për L’Equipe se një operim rutinor në gjurin e tij gjatë sezonit të fundit bëri që ai të rrezikonte t’i amputohej këmba për shkak të infeksionit në mish. 

Ribery u pensionua në vitin 2022 pasi pati vështirësi në sezonin e tij të fundit me fanellën e klubit italian Salernitana. 


Ashpërsia e lëndimit nuk ishte zbuluar për pothuajse pesë muaj. Ribery tha se ai pati vështirësi të ishte në gjendje optimale fizike dhe duhej të anashkalonte seancat stërvitore për të menaxhuar dhimbjen në gju. 

“Gjuri im më dhimbte më shumë e më shumë. Unë nuk isha më në gjendje të stërvitesha mes ndeshjeve, por duhej të rikuperohesha për të mbrojtur veten”. 

“Hyra mes thikave në Austri. Operimi shkoi mirë, me një pllakë që u vendos brenda, por unë kisha një infeksion të keq pothuajse pesë muaj më vonë”. 

“Ata e larguan pllakën, por infeksioni më kishtë ngrënë mua. Ishte aq e keqe sa që kisha vrima në këmbën time”. 

“Unë isha në dhomën e emergjencës në spital në Austri për 12 ditë. Isha me të vërtetë i frikësuar. Ata mund të më kishin amputuar këmbën mua”, ka thënë Ribery. 

Ribery është një legjendë në Gjermani, pasi atje fitoi plotë tetë tituj të Bundesligas dhe pesë Kupa të Gjermanisë e po ashtu edhe Ligën e Kampionëve me Bayern Munichun./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një pjesë e madhe e Tifozave Kuq e Zi braktisin stadiumin gjatë ndeshjes me Andorrën

Një pjesë e madhe e Tifozave Kuq e Zi braktisin stadiumin gjatë ndeshjes me Andorrën

Kombëtarja e Shqipërisë
Ylli i Real Madridit ka frikë të madhe se nuk do të ftohet nga kombëtarja në Botëror

Ylli i Real Madridit ka frikë të madhe se nuk do të ftohet nga kombëtarja në Botëror

Ndërkombëtare
Ish-ylli i Arsenalit është diagnostifikuar me sëmundjen e tuberkulozit

Ish-ylli i Arsenalit është diagnostifikuar me sëmundjen e tuberkulozit

Ndërkombëtare
Kapiteni Gjimshiti pas triumfit ndaj Andorrës: Në vazhdim do të shihni një Shqipëri të bukur

Kapiteni Gjimshiti pas triumfit ndaj Andorrës: Në vazhdim do të shihni një Shqipëri të bukur

Kombëtarja e Shqipërisë
Fjalimi motivues që Atdheu Nuhiu i bëri lojtarëve të Kosovës pas fitores ndaj Islandës

Fjalimi motivues që Atdheu Nuhiu i bëri lojtarëve të Kosovës pas fitores ndaj Islandës

Kombëtarja e Kosovës
Thierry Henry beson se është një ‘turp’ që legjenda e Anglisë nuk e fitoi asnjëherë Topin e Artë

Thierry Henry beson se është një ‘turp’ që legjenda e Anglisë nuk e fitoi asnjëherë Topin e Artë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori