Ekziston një “nevojë urgjente” për një pauzë në armiqësitë për të lejuar hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza, sipas Zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut.
“Ka pasur përpjekje shumë të mëdha diplomatike për ta bërë këtë. Sekretari i Përgjithshëm është vazhdimisht në lidhje me të gjitha palët që janë të përfshira, dhe shumë shtete të tjera anëtare po bëjnë gjithashtu atë që munden. Ne kemi nevojë për sigurinë që dërgesat të jenë në gjendje të dërgohen”, tha zëdhënësja e UNHRO, Ravina Shamdasani për CNN të hënën.
Ndryshe, Gaza po përballet me një krizë kritike humanitare, me mungesë të ujit, energjisë elektrike, ushqimit, karburantit dhe ilaçeve, përcjell Telegrafi.
“Ne kemi parë spitale që janë detyruar të evakuohen. Mjekët këmbëngulin se ata do të qëndrojnë me pacientët që janë në pavijonet e Njësive Intensive dhe njësitë neonatale, ku kishe të pamundur zgjedhjen nëse do të braktisje pacientët apo të qëndrosh me ta dhe të rrezikosh jetën”.
“Qasja në ujë, qasja në ushqim, evakuimi i detyruar i qindra mijëra njerëzve në Gazën jugore ka krijuar një situatë shumë, shumë të vështirë humanitare edhe në Gazën jugore”, tha Shamdasani.
Ajo tha se ka një sasi të konsiderueshme ndihme që presin në kufi për të hyrë.
“Mund të kemi mijëra të vdekur nëse kjo ndihmë nuk kalon”.
Kalimi i Rafahut midis Gazës dhe Egjiptit është i vetmi vendkalim i mbetur për furnizime, por ai ka qenë i mbyllur gjatë pjesës më të madhe të javës së kaluar, ku as banorë të Gazës dhe as shtetas të huaj nuk mund të kalonin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Macron: Sulmi me thikë ishte "terrorizëm islamist"

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit