LAJMI I FUNDIT:

Ganimete Musliu tha se Albin Kurti mori këshilltar një kinez, reagon Mimoza Kusari-Lila

Ganimete Musliu tha se Albin Kurti mori këshilltar një kinez, reagon Mimoza Kusari-Lila
Foto: Arkiv

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka adresuar kritika ndaj deputetëve të Kuvendit duke thënë se ata po e keqpërdorin diasporën.

Gjatë fjalimit në Kuvend, deputetja e partisë opozitare akuzoi kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti se mori për këshilltar një kinez, duke aluduar në ish-këshilltarin e tij Tienmu Ma, derisa shtoi se ka djem të shkolluar në Kosovë.

“Aq shumë është banalizuar diaspora sot sa që Kurti nuk pati mundësi ta gjejë një djalë të shkolluar ta bëjë këshilltar, por i doli radhë një kinezi të bëhet këshilltar i Albin Kurtit”, ka thënë Musliu.


Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Mimoza Kusari Lila nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, e cila akuzoi kolegen e saj nga radhët e PDK-së për racizëm.

“Nuk është mirë që në emër të diasporës të bëhet deklaratë raciste. Këshilltari i Albinit nuk është kinez, por shtetas amerikan. SHBA është një vend ku ka përfaqësues të krejt botës apo një kazan i përzier ku ka ë gjitha racat dhe kombësitë”, ka thënë Kusari Lila.

E, Musliu reagoi ndaj Kusari-Lila duke thënë se asnjëherë nuk bën deklarata raciste.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori