LAJMI I FUNDIT:

Mulliqi i Ballit Kombëtar: Nuk i duam përmendoret e komunistëve

Mulliqi i Ballit Kombëtar: Nuk i duam përmendoret e komunistëve

BallitKombëtar si parti nacionaliste e kombit shqiptar, u themelua 77 vjet më parë, në vitin 1939, në kundërshti të regjimit fashist italian. Është e rëndësishme që e ka formuar Mit’hat Frashëri, që i ka ditur shtatë gjuhë botërore, ka thënë Ahmet Mulliqi, kryetar i partisë Balli Kombëtar.

I pari i ballistëve të Kosovës, në emisionin Ora e Fundit të Klan Kosovës, ka folur për idenë e bashkimit kombëtar, funksionimit të partisë dhe cilat janë ambiciet e tyre.

“Ideja e Ballit Kombëtar është për bashkimin kombëtar, ku është alfa dhe omega e programit tonë.
Ne funksionojmë në Prishtinë dhe kemi marrëdhënie vëllazërore me Ballin Kombëtar në Shqipëri, në zgjedhjet e vitit 2007 parti e Ballit Kombëtar ka pasur jehonë të madhe. Ambicia e Ballit Kombëtar është të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës”, tha Mulliqi.


“Vetëvendosja e ka marr idenë e bashkimit kombëtar nga Balli Kombëtar”, tha ai, njofton Klan Kosova.

Mulliqi ka shtuar se janë të hapur për koalicione me partitë e mëdha dhe tutje ka komentuar luftën anti-komuniste të ballistëve.

“Balli Kombëtar ka luftuar edhe kundër komunistëve, ka shumë të vrarë që janë ballistë. Tradhtia më e madhe që është bërë në atë kohë është edhe konferenca e Mukjes, që atëherë ka filluar vëllavrasja”, tha ai.

“Populli le të vlerëson vetë a e meriton Fadil Hoxha titullin ‘Nderi i Kombit’. Të gjithë e dijnë se ne kemi luftuar kundër komunistëve dhe nuk i duam bustët e tyre”, ka përfunduar Mulliqi, njofton Klan Kosova.