LAJMI I FUNDIT:

Mujka reagon për herë të parë pas arrestimit: Po shfrytëzohem për t’u baltosur puna e Qeverisë

Mujka reagon për herë të parë pas arrestimit: Po shfrytëzohem për t’u baltosur puna e Qeverisë

Ish-nënkryetari i Mitrovicës së Jugut nga radhët e partisë në pushtet dhe, kryeshefi ekzekutiv i Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, Faruk Mujka, ka reaguar pas arrestimit të tij nën dyshimet për korrupsion.

Të njëjtit që iu gjeten rreth 60 mijë euro Gjykata para disa ditësh ka vendosur që të mbrohet në liri.

Mujka, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebok ka thënë se e gjithë kjo po bëhet që të “sulmohet dhe të baltoset” puna e Qeverisë dhe e kryeministri, Albin Kurti.


“Shfrytëzoj rastin që nga tellësia e zemrës të ju falemnderoj të gjithë juve që më mbështetët këto ditë, patët besim në mua, punën e aktivitetin tim politik e shoqërorë dhe që ishit afër familjes time në momentet e vështira që përjetuan pa fajin e tyre. Asnjëherë prej që jam pjesë e aktiviteteve politike nuk i kam ikur përgjegjësisë e drejtësisë dhe kjo do të vazhdoj derisa të frymoj.  Por gjithsesi asnjëherë nuk do të pranoj të jem pre e politikave ditore e partiake dhe që unë të shfrytëzohem për t’u sulmuar e baltosur puna dhe sukseset e Qeverisë në përgjithësi dhe posaqërisht Kryeministrit në veçanti”, ka shkruar Mujka në Facebook.

60 mijë euro, telefona, laptop e dokumente - Policia jep detaje nga bastisja e pronave të Faruk Mujkës dhe Hysen Muzliukaj
Lexo po ashtu 60 mijë euro, telefona, laptop e dokumente - Policia jep detaje nga bastisja e pronave të Faruk Mujkës dhe Hysen Muzliukaj

“Rruga që kemi marrur është e gjatë, tepër e vështirë me shumë sfida u kurthe, por fatmirësisht është evidente se po shihet caku. Shumë vetë do të ndihen të turpëruar por mbi të gjitha edhe të çliruar nga puna e lodhshme e shërbyesit të djallit”, ka përfunduar statusin e tij në Facebook, Faruk Mujka.

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Kronika e Zezë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Kalo në kategori