LAJMI I FUNDIT:

Muja thotë se anë e fortë e kësaj qeverie është performanca ekonomike, deputetët qeshin në Kuvend  

Muja thotë se anë e fortë e kësaj qeverie është performanca ekonomike, deputetët qeshin në Kuvend  

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka thënë sot në seancën plenare se anë e fortë e kësaj qeverie ka qenë performanca ekonomike.

Pas një deklaratë të tillë, u dëgjuan të qeshura nga deputetët në Kuvend.

“Anë e fortë e kësaj qeverie ka qenë performanca ekonomike….Në tremujorin e parë të vitit 2024 në bazë të ASK-së rritja e raportuar ishte 5.6 për qind në terma real…Ndërkaq nga vitit 2021, mbi 6 për qind…Larg përtej rritjeve që kanë ndodhur paraprakisht… rritje ekonomike pa borxh”, tha ai.


Deputeti i LVV-së tutje tha se edhe në të kaluarën ka pasur rritje ekonomike po me shkatërrimin e Telekomit të Kosovës për shkak të dividendës prej 500 milionë euro për t’i financuar shpenzimet publike.

“E kjo rritja e fundit e tri viteve është pa borxh…”, tha ai.

“Po mos të ishim ne, 1 miliard euro në buxhetin e shtetit nuk do të ishin… rrjedhimisht i gjithë financimi i shtesave për fëmijë, i gjithë financimi për ushtrinë do të mungonte…”, tha ai.

“10 vjet debat për pagën minimale, u desh me ardh ne për me u rrit paga minimale”, tha ndër të tjera Muja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Kronika e Zezë
Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Kronika e Zezë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Kalo në kategori