Në Monaco të Francës është hedhur shorti për edicionin e ri të Ligës së Kampionëve 2023/24.

Përballje të zjarrta do të ketë në garën më të madhe evropiane për klube, ku natyrisht Grupi F është i i vdekjes me PSG, Dortmund, Milan dhe Newcastle United.


Edhe këtë edicion nuk do të mungojnë futbollistët shqiptarë që do të luajnë në garën më të madhe për klube Ligën e Kampionëve.

Shtatë futbollistë shqiptarë do të luajnë në këtë garë ku dy janë reprezentues të Kosovës, tre të Shqipërisë si dhe një luan për Austrinë e një tjetër për Zvicrën.

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani me Napolin e tij është vendosur në Grupin C, ku do të luaj në stadiumin legjendar Santiago Bernabeu përballë Real Madridit.

Amir Rrahmani 1

Përveç klubit mbretëror spanjoll, Rrahmani me Napolin e tij do të kenë punë edhe me Union Berlinin dhe skuadrën portugeze Braga.

Në Grupin D do të kemi dy futbollistë shqiptarë në dy klube të ndryshme. Kristjan Asllani aktivizohet me Interin, derisa te Salzburgu është super talentin Dijon Kameri.

Asllani

Përveç Interit dhe Salzburgut në këtë grup janë edhe gjiganti portugez Benfica si dhe skuadra spanjolle Real Sociedad.

Edhe në Grupin E ka një përfaqësues shqiptar. Mbrojtësi shkodran Elseid Hysaj është pjesë e Lazios derisa në këtë grup do të ketë punë me Feyenoordin, Atletico Madridin dhe Celticun.

Grupi G është i veçantë pasi në të është kampioni aktual i Ligës së Kampionëve, Manchester City.

351753381 3484959958399107 770179512906315858 n

Por sigurisht që sytë e shqiptarëve do të jenë te Young Boys Bern aty ku dy futbollistë tanë po luajnë me mjaft sukses.

Reprezentuesi kosovar Donat Rrudhani dhe ai zviceran Kastriot Imeri janë pjesë e kampionit në fuqi të Zvicrës dhe do të përballen me skuadrën më të fortë në botë për momentin. Përveç Cityt dhe Young Boysit në këtë grup janë edhe RB Leipzig dhe Crvena Zvezda.

Një tjetër futbollist nga Kosova që do të na përfaqësojë është edhe Arbnor Muja me Antwerpin e tij.

Në fakt historia e Mujës është si në përallat më të bukura, pasi brenda një viti sulmuesi mitrovicas arriti të fitoj tre trofetë me Antwerpin (Kampionatin, Kupën dhe Superkupën e Belgjikës) derisa tani do të luaj në Grupet e Ligës së Kampionëve.

Mitrovicasi një vit më parë ishte pjesë e Dritës derisa tani do të luaj kundër njërës nga skuadrave më të mëdha në historinë e futbollit, Barcelonës.

Arbnor Muja

Reprezentuesi shqiptar përveç përballjes me Barcelonën në Grupin H do të takohet edhe me Shakhtar Donetskun dhe Porton.

Ndeshjet e para të Ligës së Kampionëve do të zhvillohen më 19 shtator, derisa pikërisht në duelin e parë Muja me shok do të jenë nikoqir të Barcelonës./Telegrafi/Lojtarët shqiptarë që do të luajnë në edicionin 2023/24 në Ligën e Kampionëve

Amir Rrahmani

Amir Rrahmani - Napoli

GetPaidStock.com 630a6afc6d3a2

Dijon Kameri - RB Salzburg

Asllani

Kristjan Asllani - Inter

Hysaj 1

Elseid Hysaj - Lazio

Donat Rrudhani

Donat Rrudhani - Young Boys Bern

Kastriot Imeri

Kastriot Imeri - Young Boys Bern

b0fed040 2e8a 4940 bce9 7d445dc25267

Arbnor Muja - Royal Antwerp

telegrafi sport app