LAJMI I FUNDIT:

Muhaxheri: Shkarkova dy drejtorë përgjegjës, për koalicion shohim e flasim

Muhaxheri: Shkarkova dy drejtorë përgjegjës, për koalicion shohim e flasim

Gazmend Muhaxheri, Kryetar i komunës së Pejës dhe kryetar i LDK-së në këtë komunë, ka folur sot për herë të parë pas lëkundjes dhe problemit në koalcionin LDK-PDK në Pejë.

Muhaxheri në emisionin ‘Alo Mirëmëngjesi’ të Radio Dukagjinit, ka thënë se ka shkarkuar dy drejtorë të PDK-së, sipas tij, përgjgjës për mos kalimin e ndryshimeve (ridestinimin e buxhetit) përderisa për vazhdim të bashkëqeverisjes me PDK-në në Pejë. ai tha se mbetet që të diskutohet dhe shihet ditëve në vazhdim.

“Partneri është aty për të mbështetur zhvillimin e politikave. Dje PDK pa asnjë paralajmërim nuk e ka votu ridestinimin e disa mjeteve dhe unë kam shkarkuar dy drejtorë, përgjegjës për këtë veprim”, deklaroi Muhaxheri për Radio Dukagjinin.


I pyetur rreth vazhdimit ose prishjes së koalicionit me PDK-në në Pejë, Muhaxheri ka deklaruar se kjo çështje mbetet të diskutohet ditëve në vazhdim.

“Mbetet të bisedohet ditëve të vijim dhe të shihet për veprimet e mëtutjeshme. Do të takohemi ditëve në vijim. Këto janë çështje që ndodhin, nuk është fundi i Botës. Vazhdojmë, shohim”, është përgjigjur Muhaxheri, transmeton Telegrafi.

Sa i përket zhvillimeve të djeshme në Këshillin e përgjthshëm të LDK-së në tha të mos ketë dëgjuar asgjë. “Nuk kam asnjë koment. Nuk kam dëgjuar asgjë. Jam marrë me obligime tjera”, deklaroi Muhaxheri.

Ndryshe dje, në cilësinë e Kryetarit të Komunës, Gazmend Muhaxheri ka shkarkuar nga detyra dy drejtorë komunalë të PDK-së, Ukë Selimajn- drejtor për Punë komunale dhe Salih Lajçin- drejtor i Urbanizmit.

PDK në Pejë në bazë të marrëveshjes për bashkëqeverisje në këtë komunë, udhëheq me katër drejtori, dy të sipërpërmendurat dhe dy të tjera, për Zhvillim Ekonomik, që udhëhiqet nga Artan Gashi dhe atë për Mbrojtje dhe Shpëtim që drejtohet nga Muhamet Mahmutaj.

Pritet të shihet tani se si do të veprojë dega e PDK-së në Pejë, meqë edhe shkarkimi i dy drejtorëve të saj nga ana e Muhaxherit ka ndodhur pa asnjë paralajmërim tek kreu i degës së PDK-së, Xhavit Haliti.

Xhavit Haliti-Kryetar i PDK-së në Pejë, duke reaguar ndaj veprimit të Gazmend Muhaxherit, dje u tha mediave se nuk do të rrijnë me ‘zor’ në koalicion.

“Nëse doni prishje të koalicionit, nuk u rrimë me zor”,kishte thënë Haliti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet

Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet

Lajme
Kalo në kategori