Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka pritur në takim Kryetarin e shoqatës "Peja" në New York, Rejmond Zeka me bashkëpunëtorë.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se kryetari Muhaxheri iu uroi mirëseardhje në Komunën e Pejës dhe i falënderoi për vizitën dhe kontributin e dhënë, që nga viti 1998 e deri më sot dhe theksoi s'e janë shoqatë shembull për të gjitha shoqatat e tjera.


"Shoqata 'Peja' - New York i ndanë mirënjohje kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri në shenjë falënderimi për mbështetjen dhe kontributin e ofruar ndaj shoqatës.

Po ashtu, i dhuruan monografinë "Shoqata Peja - New York", e cila është promovuar me rastin e 25 vjetorit të themelimit të shoqatës 'Peja' në New York. thuhet në njoftim./Telegrafi/

453410020 122126435408314711 9014281722898178066 n

453409298 122126435084314711 4031928446117654613 n