Muharrem Sahiti, mysafir në "Arena e Yjeve": Fjalët që ia tha Vokrri, transferimi në Turqi dhe kush do të ftohet te Kosova në qershor

Muharrem Sahiti është i ftuari i radhës në podcastin që është prodhim i Telegrafit, “Arena e Yjeve”.
Drejtori i Kombëtares së Kosovës ka rrëfyer histori interesante për karrierën e tij si futbollist, si trajner dhe ecuria te Dardanët.
Muharrem Sahiti ka treguar se si Fadil Vokrri e quajti pasardhës të tij, ndërsa i dha motiv shtesë në karrierën e tij.
Nga Prishtina te Konyaspor, transferimi rekord i Muharrem Sahitit dhe sa fitoi te skuadra turke.
Goli i parë ndaj Fenerbahces, por Vokrri iu kundërpërgjigj me asistim - Muharrem Sahiti tregon emocionet për sfidën me gjigantin turk.
Fitorja më e ëmbël në karrierë si trajner duke festuar sikur ta kishte fituar Kupën e Botës.
Sahiti tregon edhe cilët lojtarë do të ftohen për herë të parë te Kombëtarja e Kosovës në qershor.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos , KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink. /Telegrafi/


















































