Muhamed Ali është pa dyshim boksieri më i mirë i të gjitha kohërave.
Ali vdiq në moshën 74 vjeçare pas një sëmundje.

Ai në karrierën e vet ka pasur 61 duele, 56 fitore dhe 5 humbje, ku njihet si një prej boksierëve më të mirë në historinë e boksit profesionist.


Ali ka marrë popullaritet në botën muslimane pas konvertimit në islam, teksa kurrë nuk kanë munguar as citatet e tij që edhe sot e kësaj dite janë inspirim për njerëzimin, shkruan Telegrafi.

Më poshtë, disa nga citatet e Muhamed Ali:

Vitet janë çfardo që mendon se janë. Je i vjetër aq sa mendon se je. Fluturo si flutur, thumbo si bletë. Frazier është aq i shumtuar aq sa duhet t'i dhuroj fytyrën e tijë US Bureau of Wild Life (sq.: Byroja Amerikane për Jetë të Egër). Jam astronaut i boksit. Joe Louis dhe Dempsey ishin vetëm xhet pilotë. Unë jamë në botën time. Besoj në fenë Islame. Besoj në All-llahun dhe paqen. E urreja çdo minutë të trajnimit, por thoja:"Mos u dorzo. Vuaj tash dhe jeto pjesën e mbetur të jetës si kampion." Kam me e rrah aq keq sa do ti duhet mbathëse këpucësh që ta fus kapelën në kokë. Dashuria është rrjetë që i kap zemrat si peshqit. Lufta ime më e fortë ishte me gruan time të parë.
telegrafi sport app