MSh: Respektimi i masave antiCOVID-19 është çështje urgjente, mërgimtarët t’i mirëpresim pa manifestime masive

Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje që të respektohen masat antiCOVID-19, pasi varianti i ri, Omicron është klasifikuar si shqetësues dhe ka mundësi për pasoja të rënda nga valët e shkaktuara prej këtij varianti.
Përmes një komunikate për medie, nga MSh thonë se zbatimi efikas i masave është çështje urgjente.
“Javëve të fundit në shumë vende të botës është shfaqur varianti i ri, Omicron, i virusit Corona, të cilin OBSh e ka klasifikuar si “variant shqetësues” dhe ka paralajmëruar mundësinë e “pasojave të rënda” nga valët e shkaktuara prej këtij varianti. Për shkak se këto rreziqe mund të fillojnë të shfaqen brenda ditësh, zbatimi më efikas i masave është jo vetëm i domosdoshëm, por dhe çështje urgjente.Dhjetori na gjen me situatën epidemiologjike relativisht të qetë, mirëpo nën rrezikun e lartë për një valë të re gjatë javëve në vijim, gjë që na detyron përsëri të rrisim vigjilencën tonë”, thuhet në komunikatë.
Ndërkaq, në lidhje me vizitat e mërgimtarëve në prag të festave, nga MSh kanë kërkuar që të mos mbahen manifestime masive, pasi paraqesin rrezik të lartë.
“Si gjithnjë, do t’i mirëpresim mërgimtarët tanë, sepse janë pjesë integrale e shoqërisë sonë, megjithëse edhe kësaj radhe do të na duhet të kufizohemi nga manifestimet masive, sepse paraqesin rrezik të lartë në këtë situatë”.
“Ndërkohë që secili nga ne të zbatoj masat, le të inkurajojmë njëri tjetrin për t’u vaksinuar me të dy dozat, e kur të iu vie radha edhe dozën përforcuese/të tretë. Tashmë është shumë lehtë: pa termin, kudo dhe pavarësisht vendbanimit e shtetësisë. Ministria e Shëndetësisë nuk njeh detyrë më të rëndësishme sesa të mbroj jetën dhe shëndetin e qytetarëve tanë, me të gjitha mjetet që i ka në dispozicion. Për këtë arsye janë ndërmarrur masat kufizuese, edhe brenda vendit, edhe në pikat kufitare, duke marrë parasysh rreziqet e lartpërmendura”, thuhet tutje në komunikatë.
Po ashtu nga MSh thonë se janë vazhdimisht duke shqyrtuar të dhënat më të reja të analizës epidemiologjike dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore, mbi të cilat ne do të përditësojnë masat, konform situatës dhe shkallës së rrezikshmërisë.
“Në këtë drejtim, Ministria e Shëndetësisë angazhohet që në momentin e parë që rreziqet e lartpërmendura zbuten, apo dalin të jenë më pak serioze sesa po duken fillimisht, Qeverisë së Republikës së Kosovës do të i propozohen masat e reja lehtësuese, gjithmonë pa e rrezikuar jetën dhe shëndetin e qytetarëve”, thuhet në komunikatë.
“Bashkë ia dalim” është sllogani i fushatës së vaksinimit, dhe besojmë që përgjithësisht në përballjen me Covid-19 ja dalim vetëm bashkë, pasi që para së gjithash ne jemi këtu për të mbrojtur shëndetin publik dhe jetën e secilit qytetar nga rreziku që vie nga Covid-19, andaj një përpjekje e përbashkët e qytetarëve dhe veprimtarive socio-ekononomike në zbatimin e masave aktuale antiCovid e lehtëson ndërmarrjen e lirimit eventual të masave në funksion të veprimit më dinamik të ekonomisë dhe jetës sociale”, thuhet në fund të komunikatës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Misteri i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, kishte edhe pasaportë të Kosovës

Rinumërimi në Vushtrri, Xhafer Tahirit i hiqen 88 vota - pëson edhe vetë Rrezarta Krasniqi që ishte ankuar

Qeveria ndan mjete financiare për përmbushjen e obligimit të arbitrazhit, që lidhet me Hotelin Grand

Durrësi e nis më herët sezonin turistik

Rrëfimet e grave që ishin pjesë e UÇK-së

Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit - duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja