LAJMI I FUNDIT:

MSH njofton se ka filluar furnizimi me barna dhe materiale në barnatoren e QKUK-së

MSH njofton se ka filluar furnizimi me barna dhe materiale në barnatoren e QKUK-së

Duke u bazuar në të dhënat e fundit që kemi marrë nga Barnatorja Qendrore në Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, MSH njofton se furnizimi me barna dhe material tashmë ka nisur të përmirësohet dhe qytetarët ngadalë do të fillojnë t’i vërejnë ndryshimet.

Ministria e Shëndetësisë ka shpallur 300 artikuj për tenderim nga Lista Esenciale e Barnave, materialit shpenzues dhe citostatikëve me kontraktimin e të cilave do të krijohet një furnizim stabil për nevojat e qytetarëve, derisa aktualisht furnizimi me barna të Listës Esenciale është ngritur mbi 65 për qind.

Në kuadër të angazhimeve për furnizim më të qëndrueshëm me barna, MSh informon opinionin se i ka trajtuar me prioritet nevojat e pacientëve me kancer, të cilat njëkohësisht kërkojnë një reagim më të shpejtë dhe kanë kosto më të madhe financiare.


Në këtë drejtim, MSH-ja informon se furnizimi me citostatikë tani është rreth 90 për qind, me çka mbulohen pothuajse të gjitha nevojat e qytetarëve të cilët sfidohen çdo ditë nga këto sëmundje.

Furnizimi i qëndrueshëm është siguruar edhe në Kardiokirurgji dhe Kardiologji Invazive, ku pas lëshimit të shërbimit 24-orësh është rritur vëllimi i punës dhe shpenzimet e materialeve. Për këto shërbime janë blerë stenta për një periudhë të konsiderueshme kohore dhe qytetarët tanë të cilët do të kenë nevojë për to, nuk do të kenë nevojë të kërkojnë trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore, duke shpenzuar mijëra euro.

Edhe sa i përket materialit shpenzues tashmë situata është drejt përmirësimit. Vetëm gjatë javës së kaluar, QKUK-ja është furnizuar me mbi 40 mijë mantela për salla.
Në të gjitha këto zhvillime, MSh tashmë ka krijuar edhe një sistem, i cili do të rregullojë njëherë e përgjithmonë furnizimin me barna.

Ky sistem i monitorimit të stoqeve do të njoftojë vazhdimisht kur një kontratë për një bar do të jetë 4 muaj afër skadimit, që do t’i mundësojë MSh kohë të mjaftueshme për t’i lidhur kontratat e reja.

MSh-ja dëshiron të qytetarët se po punohet çdo ditë që të ketë furnizim të qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm me barna, material shpenzues dhe citostatikë.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori