Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi ka bërë të ditur se helikopteri i MPB-së së Serbisë, i cili me patriarkun serb Porfirije ka hyrë në Mal të Zi më 3 gusht për të nënshkruar një marrëveshje, nuk ka kërkuar leje për të hyrë në këtë vend.

“Ju informojmë se me datën 3 gusht, si dhe pesë ditë pune para kësaj date, kjo Ministri nuk ka pranuar kërkesë për miratimin e fluturimit përmes hapësirës ajrore dhe uljen në territorin e Malit të Zi të helikopterit të Ministrisë së Brendshme të Republikës së Serbisë nga Ambasada e Republikës së Serbisë në Podgoricë”, ka deklaruar sekretari shtetëror Ljubomir Mishuroviq, përcjell Telegrafi.


Sipas mediave në Mal të Zi, ai këtë e tha në përgjigje ku është kërkuar informacion nëse fluturimi me helikopter i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë ishte njoftuar përmes kanaleve diplomatike tek autoritetet shtetërore të Malit të Zi dhe nëse MPJ e ka aprovuar atë fluturim.

1660056673 87f0f24b8ef9166aad95f3a14d4082b5 i

Ndryshe, edhe nga “adresa” të tjera është pretenduar se helikopteri i MPB-së së Serbisë ka zbritur pa leje në terrenin stërvitor të kampit policor në Zllaticë.

Madje, për një arsye të tillë, kreu i policisë kufitare, Vasko Akoviq, kishte dhënë dorëheqjen nga ajo detyrë.

Policia, nga ana tjetër, pretendon se delegacioni i Kishës Ortodokse Serbe, i udhëhequr nga Patriarku Porfirije, ka hyrë në Mal të Zi në përputhje me dispozitat e Ligjit për kontrollin kufitar. /Telegrafi/