Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Valon Murtezaj dhe homologia e tij nga Republika e Shqipërisë, Ogeta Barbullushi sot zyrtarisht kanë funksionalizuar Sekretariatin e përbashkët, Kosovë-Shqipëri.
Ideja e këtij Sekretariati ka dalë nga mbledhja e tretë e qeverive të të dyja vendeve. Qëllimi i funksionalizimit të tij ndërlidhet me gjetjen e modeleve më të mira të implementimit të të gjitha obligimeve që kanë dalë nga takimet e përbashkëta të dy qeverive.
Me këtë rast zëvendësministri Murtezaj ka vlerësuar se marrëdhëniet mes dy vendeve, tashmë kanë fituar një dimension të ri, atë të partneritetit strategjik, që i hap rrugën institucionalizimit të marrëdhënieve dypalëshe në çdo fushë.
“Nën optiken e këtij relacioni edhe ky takim i sotëm para së gjithash rikonfirmon vullnetin dhe angazhimin e përbashkët politik për të forcuar kuadrin e bashkëpunimit të gjithanshëm të dy vendeve tona me synim krijimin e një hapësire të lirë ndërveprimi për idetë, kapitalet, tregtinë, inovacionin, si dhe çdo fushë tjetër me interes të përbashkët”, ka thënë Murtezaj.
Ai ka shtuar se pas mbledhjeve të përbashkëta të të dy qeverive është krijuar një bazë e rëndësishme për ndërtimin e politikave të përbashkëta, në ekonomi, tregti, energjetikë, infrastrukturë, arsim, kulturë, mjedis e fusha tjera me interes dypalësh.
Më tej zëvendësministri Murtezaj ka thënë se “të dyja vendet kanë ende shumë hapësira të pashfrytëzuara në funksion të zhvillimit të gjithanshëm”.
Nga ana tjetër, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ogeta Barbullushi, ka vlerësuar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në fushat si ekonomia, kultura, arsimi, infrastruktura, etj. Sekretariati sipas zëvendësministres Barbullushi është një mekanizëm ndërinstitucional që shërben për bashkërendimin dhe koordinimin.
“Objektiv i Sekretariatit është edhe bashkërendimi dhe koordinimi, por edhe roli i përgatitjes edhe për mbledhjet e ardhshme të të dyja qeverive”, theksoi zëvendësministrja Barbullushi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
Ndërron jetë ish-kryetari i Pejës dhe avokati i njohur Ferid Gjikolli
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale