MPB Maqedoni njofton se sot (27.03.2026) në orën 17:20 në fshatin Bërvenicë të Tetovës, oficerë policie nga SPB Tetovë, pas një urdhër-arresti qendror të lëshuar më parë nga SPB Ohër, e privuan nga liria Z.G. (53) nga i njëjti fshat, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale "vrasje" sipas nenit 123 të Kodit Penal.

"Sot në orën 08:24, në SPB Ohër është raportuar se K.M. (76) nga Ohri është gjetur në shtëpinë e tij në rrugën "Nada Fileva" në Ohër, pa shenja jete".


"Në vendin e ngjarjes është kryer inspektim nga prokurori publik kompetent dhe ekipet policore, ndërsa një mjek nga Shërbimi i Mjekësisë së Shpejtë ka konstatuar vdekjen, pas së cilës, me urdhër të prokurorit publik, trupi është dorëzuar për obduksion".

"Pas zbardhjes së plotë të rastit kundër Z.G., do të përpilohet raport përkatës", thonë nga MPB.