LAJMI I FUNDIT:

MPB siguron se nuk do të ketë aktivitete të DSK-së kundër asnjë shteti

MPB siguron se nuk do të ketë aktivitete të DSK-së kundër asnjë shteti

Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë, Oliver Spasovski, siguron se Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) e Maqedonisë nuk do të ndërmarrë asnjë aktivitet të drejtuar kundër cilit do qoftë shtet ose ambasadë në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në pyetjen e gazetarëve në lidhje me tërheqjen e stafit të ambasadës së Serbisë në Shkup, Spasovski u përgjigj duke thënë se nuk është kryer asnjë aktivitet që do të mund të komprometonte punën e DSK ose të MPB të Republikës së Maqedonisë.

Sa i përket 27 prillit dhe ngjarjeve në Kuvendin e Maqedonisë, të njohura edhe si “e enjtja e përgjakshme” dhe dyshimeve për pjesëmarrje të zyrtarëve të MPB-së në këto ngjarje, Spasovski tha se po kryhen kërkime dhe pritet që Prokuroria të ngrejë padi penale kundër personave që kanë kryer sulmet ndaj deputetëve në hapësirat e Kuvendit të RM.


“Në vijim janë procese të brendshme disiplinore kundër një numri të madh të punonjësve në MPB dhe DSK dhe është me rëndësi të madhe dhe e konsiderojmë çështje parësore ndriçimin e këtyre rasteve”, tha ministri Spasovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori