LAJMI I FUNDIT:

MPB publikon numrin kontaktues për të gjithë ata që kanë nevojë për informata rreth gjendjes së familjarëve

MPB publikon numrin kontaktues për të gjithë ata që kanë nevojë për informata rreth gjendjes së familjarëve

Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar numrin kontaktues për të gjithë ata që kanë nevojë për informata rreth situatës apo gjendjes së familjarëve të tyre, pas aksidentit tragjik në Kroaci.

Në njoftimin e MPB-së thuhet se “Me këtë rast, ju njoftojmë që Qendra Operative e Ministrisë së Punëve të Brendshme në koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës si dhe me gjithë aktorët tjerë janë të angazhuar në menaxhimin sa më të efektiv të situatës dhe koordinimin e gjithë veprimeve për të lehtësuar gjithë të prekurit në këto momente të vështira”.

Njoftimi i plotë:


Ministria e Punëve të Brendshme me shqetësim të thellë ka pranuar lajmin për aksidentin tragjik të bashkatdhetarëve tanë në Kroaci. Shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjarët e të vdekurve në këtë aksident, njëkohësisht iu urojmë shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve. Jemi pranë tyre për të kaluar këto momente të vështira.

Me këtë rast, ju njoftojmë që Qendra Operative e Ministrisë së Punëve të Brendshme në koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës si dhe me gjithë aktorët tjerë janë të angazhuar në menaxhimin sa më të efektiv të situatës dhe koordinimin e gjithë veprimeve për të lehtësuar gjithë të prekurit në këto momente të vështira.

Si Ministri, jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet Kroate të cilët shfrytëzojmë rastin ti falënderojmë për ndihmën e dhënë në menaxhimin e situatës së krijuar.
Numri i kontaktit për të gjithë ata që kanë nevojë për informata rreth situatës apo gjendjes së familjarëve të tyre është: +383 (0) 38 200 76 000 ose në email: qo.mpbap@rks-gov.net /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori