Mozzik paralajmëron këngën e re, Efi pjesë e projektit?

Mozzik është në përgatitje të realizimit më të ri muzikor, të cilin do ta sjellë të kompletuar me videoklip.
Reperi ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se kënga e re do të titullohet “Fatkeqësi”.

Po ashtu, ai e ka bërë të ditur edhe datën dhe kohën e publikimit të videoklipit të ri që do të lansohet më 2 mars në ora 23:59.
@realmozzik Visit TikTok to discover videos!
E veçanta e këtij paralajmërimi është se në videon e shpërndarë nga Mozzik ndodhet edhe pjesëmarrësja e popullarizuar e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, Efi Dhedhes.

Bukuroshja e ka shpërndarë videon edhe në profilin e saj në Instagram, ndërsa në prapavijë dëgjohet kënga e re e Gramoz Aliut.
Po ashtu, në InstaStory ka publikuar imazhe me lokacion në Prishtinë nga përgatitjet e saj. /Telegrafi/




























































