LAJMI I FUNDIT:

Mozaiku i Butrintit, i hapur deri në fund të gushtit

Mozaiku i Butrintit, i hapur deri në fund të gushtit

Nën kujdesin e Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe Parkut Kombëtar të Butrintit, mozaikët e termave romake do të jenë të hapur deri në fund të gushtit, për vizitorët dhe artdashësit e trashëgimisë kulturore.

Figurat gjeometrike bardh dhe zi dalin në pah mjaft mirë dhe mozaiku ka shumë pak dëmtime. Niveli i lartë i shtresës në raport me ujërat nëntokësore e bën këtë mozaik të qëndrojë më gjatë i hapur.

Mozaiku është në itinerarin qendror dhe ka mundësi të shihet nga të gjithë vizitorët që mbërrijnë në Butrint. Gjatë viteve të fundit, ky mozaik është lënë i ekspozuar në muajt korrik dhe gusht dhe më pas mbulohet për t’u mbrojtur nga uji. /ATA/