LAJMI I FUNDIT:

Mourinho tregon kritikat që i dha dyshes Abraham – Belotti: Ishin katastrofë, por pastaj reflektuan

Mourinho tregon kritikat që i dha dyshes Abraham – Belotti: Ishin katastrofë, por pastaj reflektuan

Roma nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 në udhëtim te Real Betis.

Giallorosët tani kanë katër pikë pas katër ndeshjeve në grupet e Ligës së Evropës dhe për të kaluar tutje i duhen dy fitore ndaj Ludogorets e Helsinkit.

Për këtë barazim ka folur trajneri Jose Mourinho, duke thënë se ka qenë një ndeshje me presion të madh.


“Ishte një lojë me presion të madh, kjo nuk ishte një ndeshje për grupet. Ishte si një play off, humbja do të thoshte të dilje jashtë. Disavantazhi 1-0 pas 45 minutash ishte presion i vërtetë”.

“Me gjithë lëndimet, pezullimet, lodhjen, luajtja ndaj një skuadre të freskët, e cila ndryshoi gjashtë lojtarë në ndeshje e fundit, ishte një heroizëm. Treguam karakter dhe zemër, e rritëm cilësinë në pjesën e dytë”.

“Ky barazim është jetë. Jemi gjallë, kemi edhe dy ndeshje për të luajtur dhe fituar. Nëse nuk fitojmë ,jemi jashtë. Është mirë sepse mendojmë vetëm për veten tonë, nuk duhet të presim ndonjë rezultat të të tjerëve”, deklaroi Mourinho.

Tutje trajneri portugez tregoi prapaskenat se si i qortoi dy sulmuesit Tammy Abraham e Andrea Belotti pas 45 minutave të para, e që në pjesën e dytë reflektuan pasi italiani gjeti edhe golin.

“Në pjesën e parë Tammy dhe Andrea ishin katastrofë, nuk bënë atë që iu kërkova. Ata dolën në pjesën e dytë me veshë të kuqë, sepse i kritikova. Në pjesën e dytë më pëlqyen shumë”, deklaroi Mourinho. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

La Liga
Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Liga e Kampionëve
UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori