Mourinho akuzon gjyqtarin: Ishte penalti e pastër – lufta për titull ndoshta “ka përfunduar”

Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka kritikuar paraqitjen e gjyqtarit të derbit ndaj Manchester Cityt.
Mourinho u shpreh i frustruar me faktin se gjyqtari nuk dha penalti pas një rasti kontestues në zonë ku Herrera u rrëzua.
Sipas portugezit, ajo ishte penalti e pastër dhe se tashmë lufta për titull mund të quhet “e përfunduar”.
“Penalti e pastër. Më vjen keq për ne, për gjyqtarin Michael po ashtu, ai pati ndeshje të mirë, por ishte penalti e pastër. Nuk pajtoheni edhe ju?”.
“Gjyqtari bëri një gabim, i cili mund të ndodhë. Sezonin e kaluar, ne kemi pasur situatë të ngjashme me Cityn, kur duke fituar me rezultat 2-1 Clattenburg nuk e pa një penalti të Bravos ndaj Rooneyt”.
“Më vjen keq për Michael Oliverin (gjyqtarin) sepse ai ka pasur performancë të mirë”.
“Ai është qenie njerëzore, ai tentoi më të mirën, ishte i përkushtuar dhe kishte ndeshje të mirë, sinqerisht mendoj kështu. Por, ai ka brë një gabim i cili ishte krucial për rezultatin e ndeshjes”, theksoi Mou.

Ai shtoi se City shënoi dy gola të këqinj dhe se kishte mjaft fat.
“Ata shënuan dy gola shumë të këqinj. Ata shënuan dy gola që është vërtet e pabesueshme të rpanohen dhe kur pranoni dy gola të tillë, në një ndeshje të këtij dimensioni, sigurisht se ndiheni keq sepse tash do të flisni se si ata ishin më të mirë, në çka janë më të mirë, e në fund në atë që ata janë të mirë, nuk ishin të mirë dhe shënuan dy gola prej asgjëje”.
“Ne bëmë gjëra të mira, ne bëmë gjëra të këqija. Ne kemi një përkushtim të kompletuar për ndeshjen, secili lojtarë tenton të bëj mët ë mirën. Ne e kemi ditur se ata janë mirë në posedim të topit, shumë mirë në nisjen e sulmeve në krah dhe po ashtu ata kanë pasur edhe sulmuesin që kthehej vazhdimisht në mbrojtje”.
“Nëse tenton të bësh presion, edhe atëherë është vështirë ta marrësh topin, andaj komplimente atyre për kualitetin që kanë në principet e lojës së tyre”, shton portugezi.
WATCH:
⚽️#Guardiola responds to historic City win against @ManUtd
🤔#Mourinho on #ManchesterUnited's @premierleague title chances
😡See a furious Jurgen #Klopp after @WayneRooney scores Everton pen in #Merseyside derby pic.twitter.com/pafgJK9wKI— Sky Sports News (@SkySportsNews) December 10, 2017
I pyetur se nëse lufta për titull ka mbaruar, Mourinho thotë se sipas tij tashmë ka përfunduar.
“Ndoshta, po. Manchester City është ekip shumë i mirë dhe pak po i mbronë edhe fati, e zotërat e futbollit janë prapa tyre”.
“Jam mjaft i sigurtë se të gjithë do të luftojnë për pikët dhe do të tentojnë të reduktojnë distancën, por avantazhi është shumë i mirë në këtë moment”, përfundoi strategu i Djajve.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri