Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë pjesërisht me vranësira dhe periudha me diell. Drejt fundit të ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje lokale shiu, ndërsa në male dhe vende më të larta kryesisht në pjesët perëndimore dhe veriore do të ketë reshje bore. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare veriperëndimore, ndërsa në vende të caktuara në pjesët perëndimore herë pas here erë e fortë perëndimore.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 1 deri në 5 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 8 deri në 14 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë pjesërisht me vranësira dhe periudha me diell. Drejt fundit të ditës do të ketë reshje të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare e ndryshueshme. Temperatura minimale do të bjerë në 3 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë në 11 gradë.