Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria të shtunën do të ketë mot relativisht të paqëndrueshëm, me alternime kthjellimesh përgjatë ultësirës perëndimorë në pjesën e parë të ditës e vranësira mesatare deri të dendura.

SHMU njofton se vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët në jug e pjesërisht në qendër, ndërkaq në orët e pasdites ndërprerje e reshjeve në të gjithë territorin.


Në zonën e Alpeve dhe në relievet e larta malore reshje bore me intensitet kryesisht të ulët.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimor dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri 14 m/s.

Deti - Valëzimi forcës 2-3 ballë. /Telegrafi/