Moti i ligë godet Irakun, shembja e një muri pranë shkollës ia merr jetën dy personave – kamerat e sigurisë regjistrojnë gjithçka

Dy persona humbën jetën dhe pesë të tjerë u lënduan të martën, pasi përmbytje të mëdha dhe rrëke të shpejta përfshiu provincën Sulaymaniyah në rajonin kurd të Irakut verior, sipas agjencisë rajonale të mbrojtjes civile.
Agjencia shtetërore e lajmeve INA, duke cituar Drejtorinë e Mbrojtjes Civile, tha se viktimat u përfshinë nga përmbytjet në rrethin Chamchamal në Sulaymaniyah, transmeton Telegrafi.
Një mur shkolle u shemb në nën-rrethin Shorash për shkak të rrëkeve të forta, duke shkaktuar vdekjen e një burri 70-vjeçar dhe një gruaje 24-vjeçare, tha drejtoria.
Ekipet e mbrojtjes civile kanë vazhduar përpjekjet e shpëtimit dhe evakuimit, mes paralajmërimeve për reshje të mëtejshme shiu dhe kushte të paqëndrueshme të motit në të gjithë rajonin.
Një video shfaq momentin e shembjes së murit që përfundon mbi burrin e moshuar dhe vajzën e re. /Telegrafi/

















































