Mot i nxehtë, IHK bën thirrje për kujdes të shtuar

20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se në Kosovë ditët e para të kësaj jave do të jenë të nxehta dhe me diell.
IHK njofton se nga mesi i javës pritet një rënie graduale e temperaturave dhe paraqitje e reshjeve të përkohshme.
Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet që nga ora 9-17 të kufizohemi nga rrezet direkte të diellit, moshat e shtyra në moshë, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike mbeten më të rrezikuar
Në njoftimin e IHK-së bëhet e ditur se temperaturat minimale do të jenë nga 13 deri në 19 gradë, ndërkaq maksimalet nga 32 deri në 36 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga veriperëndimi, 1–3 m/s. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































