Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria të shtunën do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

SHMU njofton se moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh të herëpashershme.


Reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët parashikohen të jenë prezentë që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes përgjatë vijës bregdetare.

Gjatë ditës reshjet e shiut me intensitet të ulët prekin pjesën më të madhe të territorit, shtrëngata afatshkurtra në zonën perëndimore. Në orët e mbrëmjes reshjet humbasin territor duke mbetur prezentë në zonën e jugperëndimit me intensitet të ulët.

Në zonën e Alpeve, në lartësinë mbi 700-900 metra në verilindje, në lartësinë mbi 900-1000 metra në lindje-juglindje reshje bore me intensitet të ulët deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, në lugina, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore, hera-herës era pritet të arrijë shpejtësi deri 15 m/s

Deti - Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-4 ballë. /Telegrafi/