LAJMI I FUNDIT:

Mosmiratimi i Rezolutës për faljen e gjobave ndaj bizneseve dhe shkarkimi i kryeshefave ekzekutiv të disa ndërmarrjeve publike – ngjarjet kryesore të javës në ekonomi

Mosmiratimi i Rezolutës për faljen e gjobave ndaj bizneseve dhe shkarkimi i kryeshefave ekzekutiv të disa ndërmarrjeve publike – ngjarjet kryesore të javës në ekonomi

Mosmiratimi i Rezolutës nga Kuvendi për faljen e gjobave ndaj bizneseve gjatë pandemisë COVID-19 së propozuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, shkarkimi i kryeshefave ekzekutiv të Postës e Infrakos dhe nënshkrimi i marrëveshjes ndërmjet Lëvizjes FOL dhe Telegrafit për ofrimin e portalit Prokurimi i Hapur dhe Transparent, ishin disa ngjarjet kryesore që e karakterizuan këtë javë në ekonomi.

Me 22 vota për Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar Rezolutën për faljen e gjobave gjatë kohës së pandemisë COVID-19.

Kjo rezolutë, fillimisht, ishte propozua nga shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili kërkoi suspendimin e të gjitha gjobave me qëllim që të ndihmohen bizneset dhe qytetarët.


“Për të gjithë ne është shumë e qartë se gjobat e shqiptuara janë ligjshme mbi mandatin dhe nga ligji për menaxhimin e pandemisë, sidoqoftë meqë periudha e pandemisë së paku aktualisht është nën kontroll. Kemi hyrë në një periudhë që përpos shëndetit publik duhet t’i adresojmë edhe dëmet ekonomike dhe biznesore të shkaktuara nga pandemia”, ishte shprehur Tahiri.

Kuvendi nuk miraton rezolutën për faljen e gjobave
Lexo po ashtu Kuvendi nuk miraton rezolutën për faljen e gjobave

Tahiri përmes një konference për media ishte shprehur se kishte shtrembërim gjatë debatit në Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij, Qeveria kundërligjshëm ka paguar mbi 11 milionë euro në veri dhe nuk është duke mbështetur taksapaguesit e rregullt të Kosovës.

“Kundërligjshëm janë paguar mbi 11 milion euro në veri, e nuk u mbështetën taksapaguesit e rregullt të Kosovës. Gjendja në të cilën jemi sot është e jashtëzakonshme. Reflektimi i qeverisë duhet të jetë i tillë”, kishte thënë ndër të tjera ai.

Tahiri po ashtu është shprehur se AAK-ja do të nis iniciativë legjislative për faljen e borxheve.

“Si AAK ne nuk do të ndalemi në adresimin e kësaj çështje, kushdo që i bashkohet iniciativës sonë do të nisim nismën legjislative për faljen e borxheve. Ajo që pamë sot është mashtrim dhe vetëm po thellohet”, ishte shprehur Tahiri.

Mosfalja e gjobave COVID-19, Tahiri: Qeveria injoroi iniciativën tonë
Lexo po ashtu Mosfalja e gjobave COVID-19, Tahiri: Qeveria injoroi iniciativën tonë

Gjatë kësaj jave, kryeshefi i deritanishëm i Postës së Kosovës, Xhevdet Smakiqi ishte shkarkuar nga kjo pozitë.

Shkarkimin, Smakiqi e kishte quajtur të paarsyeshëm dhe politik, ndërkaq ka paralajmëruar padi.

“Po, jam shkaktuar. Ky vendim do të krijoj pasoja 100 mijë euro pasi do të ngris padi”, kishte thënë Smakiqi.

Ai ishte përzgjedhur në pozitën e kryeshefit ekzekutiv të Postës së Kosovës më 5 mars të këtij viti nga Qeveria e ish-kryeministrit Avdullah Hoti.

Shkarkohet kryeshefi ekzekutiv i Postës, Xhevdet Smakiqi
Lexo po ashtu Shkarkohet kryeshefi ekzekutiv i Postës, Xhevdet Smakiqi

Po ashtu, Bordi i përkohshëm i emëruar para pak ditësh nga Qeveria Kurti ka shkarkuar kryeshefin ekzekutiv të Infrakosit, Hysen Nikçi.

Nikçi është shprehur se nuk pajtohet me vendimin e Bordit, duke e quajtur atë hakmarrje. Madje ai ka paralajmëruar edhe padi kundër këtij vendimi.

Kryeshefi i shkarkuar i Infrakosit e quan vendimin hakmarrje, paralajmëron padi
Lexo po ashtu Kryeshefi i shkarkuar i Infrakosit e quan vendimin hakmarrje, paralajmëron padi

Lëvizja FOL dhe media më kredibile online në Kosovë, Telegrafi.com kanë nënshkruar marrëveshjen për ofrimin e portalit Prokurimi i Hapur dhe Transparent.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të kontratës, u tha se ky portal do të ofrojë qasje të lehtë për gjetjen e informatave që kanë të bëjnë me shpenzimin e parasë publike.

Komisioni Evropian ka njoftuar se ka ndarë pjesën e dytë prej 50 milionë euro kredi për Kosovën në kuadër të menaxhimit të pandemisë COVID-19.

KE-ja në kuadër të kësaj ndihme ka ndarë 300 milionë euro për Tunizinë, 50 milionë për Kosovën, 30 milionë për Malin e Zi dhe 80 milionë për Maqedoninë e Veriut, nga fondi prej 3 miliardë euro për ndihmën e vendeve të rajonit të cilat kanë pësuar nga pandemia COVID-19.

Kosova në muajin korrik të vitit të kaluar kishte nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me BE-në për një kredi prej 100 milionë euro. Afati i kthimit të kësaj kredie është 15 vite.

Me vetëm një emoji, Elon Musk "zhyt" përsëri Bitcoinin
Lexo po ashtu Me vetëm një emoji, Elon Musk "zhyt" përsëri Bitcoinin

Nga lajmet botërore që karakterizuan ekonominë gjatë javës, ishte rënia e theksuar e Bitcoinit.

Kjo rënie kishte ardhur pas publikimit të një “emoji” nga shefi ekzekutiv i Teslas dhe SpaceX, Elon Musk.

Musk indirekt tregoi marrëdhënien e tij me kriptovalutën popullore dhe zgjodhi të përdorë një emoji të zemrës së thyer shoqëruar me hashtugun e Bitcoinit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Kalo në kategori