Avokati Arianit Koci është përplasur me deputetin e LDK-së, Armend Zemaj në hyrje të Kuvendit të Kosovës.

Koci i cili është duke protestuar si shenjë revolte ndaj moskonstituimit të Kuvendit, iu drejtua Zemajt duke i kërkuar të gjejnë zgjidhje.


“Të lutem gjejë zgjidhje”, tha avokati.

Zemaj iu përgjigj duke i kërkuar të mos e pengoi.

“Mos më pengo të lutem shko i ki punët e tua, a po të pengoi unë në punë tua”, u shpreh Zemaj.

Koci iu kthye duke i thënë se nuk ka asgjë personale me të.

Por, deputeti i LDK-së u tregua më i ashpër.

“Hera e parë e fundit që ti mua më pengon...Çka bënë me tjerët është punë e jotja”, i tha Zemaj, Kocit.

Avokati tentoi të vendoste një shirit të kuq për të ndaluar hyrjen e deputetëve në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se "s'kam me ju lan me hi".

Ndërkaq, vendosja e shiritit nuk iu lejua nga zyrtarët policorë. /Telegrafi/