Nëse doni t’i gëzoni meshkujt, nëse doni që ata të ndihen të çmuar, vlerësoni arritjet dhe aftësitë e tyre. Sa më pak këshilla e sugjerime, aq më mirë, mos i kritikoni!
Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com
Meshkujt e kanë të vështirë që të kërkojnë të falur, sepse kjo për ta do të thotë “të ulin veten”. Po të pranojnë gabimin, do të thotë se “janë të dobët dhe të këqij”.
Meshkujt, për nga natyra, sipas traditës pse është djalë, që në fëmijëri janë mësuar me lëvdata dhe u është ngulitur në mendje se ata duhet të dinë dhe të kenë çdo gjë, prandaj, duke u rritur, manifestohet mburrja që u jep një vetëkënaqësi.
Megjithatë, unë femrat do t’i këshilloja që të sillen rreth meshkujve me një stil të mençur dhe elastik të komunikimit. Lavdërojeni mashkullin tuaj për gjëra që meriton, ata kanë shumë nevojë për përkëdheli, shumë më tepër nga ç’mendoni ju.
Femrave më shumë u pëlqejnë komplimentet, kurse meshkujve lëvdatat, shprehjet që rrisin nxitjen seksuale:
– je shumë e bukur
– të dua shumë
– jam i lumtur që jetoj me ty
– ti m’i plotëson ëndrrat e mia
– ti je çifligu im (pasuri e madhe tokësore sa të sheh syri)
– ti më bën të çmendem
– ke trup të bukur, këmbë të bukura
– buzët e tua janë të këndshme, të lezetshme, të përsosura
– je shumë e shijshme.
Ka edhe shumë e shumë shprehje të këndshme. Duke ia shqiptuar qartë ose duke ia pëshpëritur partneres mu në vesh, këto shprehje e ndihmojnë atë që të ndihet e dëshiruar.
Meshkujt nuk e durojnë nervozizmin, inatin ose zënkat e femrave. Nuk ka mashkull që ta pëlqejë një femër që nervozohet, që qan, që tensionohet, që bën skena të ndryshme.
Te meshkujt është e ngulitur ndjenja e unit si mashkull e përgjegjës për organizimin jetës, mbajtjen e familjes, të gruas, të fëmijëve dhe shumë faktorë të tjerë:
– ai vetë jeton me stres
– ekuilibri i tij psikologjik, lëkundet e prishet, nuk është gati të pajtohet me kërkesat e ditës
– nëse edhe gruaja i shfryhet-nuk e kupton.
Që në fëmijëri, që në vegjëli, djemtë janë mësuar që të kenë përgjegjësinë si djem, ndaj, kur rriten, aq më shumë janë të orientuar vetëm për të marrë vendime.
Mashkulli, kur shikon përjetimet e stresit të gruas, ai e qorton veten, i duket sikur ai vetë është shkaktari i dhimbjes së saj dhe, si rezultat, deri diku acarohet me gruan për faktin që ajo e solli situatën e pakëndshme në shkallë të një “bezdie”.
Meshkujt shpesh e marrin nervozizmin tuaj për histeri, ata e quajnë gjendjen tuaj shumë më serioze nga sa është në të vërtetë, por edhe tremben se mos kjo gjendje keqësohet edhe më shumë.
Meshkujt nuk e kuptojnë se gratë zotërojnë shumë më tepër elasticitet sesa burrat dhe se ato janë më të shkathëta e shumë më të afta që t’i ripërtërijnë shpejt gjendjet dhe forcat shpirtërore.
Shumë femra, aty qajnë e aty qeshin, dhe, çuditërisht, shumica, pas lotëve, mund të jenë të gatshme të bëjnë dashuri, ndërkohë që meshkujve u duhet shumë më tepër për të bërë këso lloj kthesash.
Femrat zotërojnë shumë më tepër elasticitet emocional sesa meshkujt dhe janë më të shkathëta dhe shumë më të afta që t’i rikëndellin shpejt gjendjen dhe forcat shpirtërore.
Femrat në përgjithësi,kur janë të mërzitura, të shqetësuara, ose të acaruara, qartas dhe hapur duhet t’i drejtohen mashkullit, duke ia bërë me dije se çfarë dëshirojnë konkretisht nga ai dhe – mos e akuzoni si të ishte një fajtor kujdestar.
Meshkujt ndihen mirë, kur e kanë të qartë se ç’duhet të bëjnë, çfarë kërkohet konkretisht prej tyre, mundësisht kjo të jetë në harmoni me shumë faktorë mbështetës. Prandaj, këshilla ime është, femrat të jenë të sakta me meshkujt, t’i shprehin emocionet e veta ashtu siç i ndiejnë.
Meshkujt duhet të kuptojnë se femrat nuk janë viktima, se nuk kanë nevojë për ndonjë “shpëtimtar”, por, thjesht, kanë nevojë për:
– ngrohtësi
– kujdes
– mbështetje
– dashuri
Në këtë rast gratë janë më të përkushtuara për marrëdhëniet dhe si obligim ndaj familjes kanë:
– dashurinë
– burrin
– fëmijët
– shtëpinë
Kurse mashkulli, për të jetuar e bashkëjetuar, duhet të sigurojë ekzistencën dhe të mbrojë familjen, pa burrin një grua do të ballafaqohej me një sërë problemesh. Kështu, meshkujt, në rend të parë, janë për punë dhe siguri, kurse femrat, në rend të parë, për dashuri.
Ka femra që kanë probleme serioze, pra nuk e duan seksin, ose, me kalimin e kohës, e humbin interesimin për seks. Të mos kesh kënaqësi seksi ose ta humbësh atë, është një humbje vërtet e madhe, prandaj nuk duhet të keni turp e drojë që të interesoheni për shëndetin tuaj seksual.
Kjo ndodh më shumë me ato femra që janë të përdhunuara në fëmijëri, ose te ato që janë rritur me një edukatë të keqe seksuale, te të cilat për seksin dhe meshkujt është ngulitur një mendim shumë negativ.
Negativizmi i tepruar ndaj seksit dhe meshkujve vërehet te një numër i madh i femrave dhe e keqja më e madhe është se ato e kanë bindur veten se vërtet ashtu edhe është. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
A duhet t’i tregoni partnerit se e keni tradhtuar?

Motra e Bianca Censori-t ndjek hapat e saj: Angelina dominon Instagramin, a do ta lërë nën hije atë?

Kuroni sëmundjet e lëkurës te fëmijët

Këto do të jenë tendencat më të mëdha të grimit këtë vit
Historia e Sophia Loren – yllit të Hollywood-it e cila u dashurua vetëm në një mashkull për 50 vite

Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri